6 Dhjetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

SPAK mësyn në Bashkinë e Tiranës

Një grup oficerësh të Byrosë Kombëtare të Hetimit, pas një urdhri të SPAK-ut, kanë mësyrë mëngjesin e sotëm në Bashkinë e Tiranës.

Mësohet se që në orët e para të mëngjesit, oficerët e BKH-së, me urdhër të prokurorëve të SPAK-ut dhe me një miratim nga Gjykata për Krimin e Korrupsionin, kanë shkuar te zyrat e Bashkisë së Tiranës, pikërisht te Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, e cila ka pasur në krye të saj, Taulant Tushen.

CNA TV ka mësuar se sot oficertët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle, jo thjesht dhe vetëm në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës, i cili duhet theksuar se nuk ekziston, janë disa çështje në hetim.

Sipas burimeve të CNA TV, kontrolli i bërë nga oficerët e BKH-së në zyrat e drejtorisë së Taulant Tushes, jo thjesht dhe vetëm në zyrën e drejtorit, por në drejtori, në të gjithë sektorët e kësaj drejtorie, asaj të Shërbimeve Mbështetëse, ku është kërkuar dokumentacion dhe mbledhje e plotë e të dhënave në lidhje edhe me një kallëzim tjetër, atë të dosjes “5D”, kryer pak muaj më parë në SPAK nga ish-deputeti Belind Këlliçi.

Sipas burimeve zyrtare, rezulton se oficerët e BKH-së kanë marrë mjaft dokumente që konsiderohen shumë të rëndësishme për hetimin në lidhje me çështjen e tenderëve apo problematikat për të cilat akuzohen disa zyrtarë të Bashkisë Tiranë, përfshirë këtu edhe kryebashkiakun Erion Veliaj./CNA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *