19 Prill, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

SPAK sekuestron tokën e Artan Gaçit në Himarë

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar sekueestrimin e tokës së bashkëshortit të ish ministres së Jashtme, Olta Xhaçka në Himarë. Gazetari Arsen Rusta raportoi për MCN se GJKKO ka miratuar kërkesën e SPAK për vënien e pronës në sekuestro preventive pasi po hetohet për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në Pronësi.

Toka në pronësi të Artan Gaçit është përcaktuar për ndërtimin e një hoteli me 5 yje. Për këtë familja e ish ministres së jashtëme përfitoi dhe statusin e investitorit strategjik nga qeveria ku ajo bënte pjesë.

Sapo lajmi u bë publik nga MCN, opozita kërkoi menjëherë heqjen e mandatit të Xhaçkës sit ë papajtueshëm me Kushtetutën. Por çështja është zvarritur dhe ende nuk ka një vendim.

Sekuestro e sotme e truallit mbi të cilin do të ndërtohet hoteli nën dyshimet e përfitimit të tij përmes falsifikimit rëndon edhe më shumë pozitat ligjore të ish ministres së jashtme dhe bashkëshortit të saj, ish deputet i Partisë Socialiste. Nga ana tjertër ajo rëndon edhe më tej edhe pozitat e qeverisë mbi vendimarrjen e saj për të shpallur investitor strategjik bashkëshortin e ish ministres së Jashtme.

Artan Gaçi dhe Xhaçka u kallëzuan në SPAK për përfitim të tokës me falsifikim dhe në shkelje të ligjit nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri. Ky i fundit ndodhet në burg i arrestuar dy ditë para zgjedhjeve me akuzën për blerje votash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *