Ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj i është kontrolluar banesa nga Policia e Shtetit dhe BKH-ja.
Mësohet se kontrolli në banesën në rrugën e “Barrikadave” është bërë në kuadër të hetimeve që po ndiqen për koncesionin e “Sterilizimit”.
Kujtojmë që Beqajt i është caktuar nga SPAK masa e shtrëngimit të paraqitjes në policinë gjyqësore dhe ndalimin e daljes jashtë vendit si person nën hetim për shpërdorim detyre në procedurat e koncesionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.
Ilir Beqaj akuzohet për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrëve në tenderë apo ankande publike” kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit të sterilizimit në periudhën kur ishte ministër i Shëndetësisë.
Në pranga për “Sterilizimin” kanë rënë biznesmeni, Ilir Rrapaj, i cili fitoi koncesionin dhe ish-zv/ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj./CNA