27 Mars, 2025
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Subvencioni për panelet diellore/ Shteti paguan 70% të vlerës

Faza e dytë e programit të subvencionimit të paneleve diellore për 2 mijë familje të tjera shqiptare pritet të nisë në fillim të vitit të ardhshëm. Por sa do të përfitojnë familjet shqiptare nga kjo skemë dhe sa duhet të kontribojnë vetë? SCAN ka bërë përllogaritjen e përfitimeve

Teksa skema e subvencionimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit do të aplikohet edhe në vitin 2024, TV SCAN ka përllogaritur kostot që do të duhet të përballohen nga konsumatorët familjarë, në formën e bashkëfinancimit. Kjo, duke mbajtur në konsideratë se subvencionimi përfshin 70% të vlerës, ndërsa pjesa tjetër prej 30% do të duhet të paguhet nga abonentët, në momentin që do të marrin konfirmimin nga Agjencia e Eficenicnës së Energjisë pas dorëzimit të dokumenteve të aplikimit.

Referuar listës së subjekteve të kualifikuara vitin që shkoi, për ofrimin e shërbimit të shitjes dhe instalimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit, mesatarisht një panel shkon 130 mijë lekë, nga të cilat 70% apo 91 mijë lekë do të mbulohen nga shteti. Ndërkohë që, pjesa tjetër, prej 39 mijë lekë janë kosto që do të duhet të paguhen nga familjet e interesuara për të përfituar.

Skema për nxitjen e përdorimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit nga klientët familjarë synon reduktimin e konsumit të energjisë elektrike dhe përmirësimin e furnizmit me ujë të ngrohtë sanitar, si dhe reduktimin e emetimeve të CO2. Sipas një studimi të realiziuar nga Enti Rregullator i Energjisë kostoja për ngrohjen e ujit zë 19% të faturës së energjisë elektrike.

Scan tv

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *