5 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Tabaku: Qeveria notë proteste nga Brukseli për Zonat e Mbrojtura

Projektligji qeveritar që lejon ndërtime brenda zonave të mbrojtura do të sjellë në një notë proteste për qeverinë shqiptare nga Bashkimi Europian.

Deklarata u bë këtë të enjte nga deputetja demokrate Jorida Tabaku, pjesë e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian dhe Komisionit për Çështjet Europiane. Në një prononcim këtë të enjte pas seancës plenare ku u miratuan me votat e socialistëve ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, Tabaku shprehu qëndrimin e saj kundër nismës, që e cilësoi “kryekëput korruptive”.

Ajo tha se është takuar me ambasadorin e BE-së në vendin tonë dhe ai gjithashtu ka shprehur shqetësime për projektligjin. Tabaku deklaroi se kjo nismë dëmton rrugën e integrimit të vendit ashtu si të tjera projekte që qeverisë si pasaportat e arta apo amnistia fiskale.

Deputetja paralajmëroi se përveç ndikimit të pakthyeshëm që do të sjellë në mjedis, nga nisma do të përfitojnë biznesmenët e afërt me qeverisë.

Ligjvënësja demokrate bëri me dije se janë gati 14 projekte të tipit investim strategjik që planifikohen brenda zonave të mbrojtura.

“Në ligjin e zonave të mbrojtura u shkelën të gjithë konventat. Ka 14 investime strategjike brenda zonave të mbrojtura. E kam ngritur këtë shqetësim me ambasadorët dhe strukturat e tjera. Këto nuk janë akte që shkojnë në frymën e integrimit. Këto akte tregojnë se qeveria punon për një grup njerëzish. Ky është një ligj korruptiv, tregon kapjen e shtetit. Më vjen keq për ata kolegë socialistë që ngritën kartonin. Di që qeverisë po i dërgohet një notë proteste. Ky ligj është problematik për mjedisin, por jo vetëm kaq është kryekëput korruptiv”, tha Tabaku.

Skepticizmin mbi nismën, ambasada e Bashkimit të BE-së në Tiranë e rishprehur pak pas miratimit nga socialistët. Më një reagim publik, ambasada e BE shprehet se do të ndjekë me “shumë vëmendje” zbatimin e dispozitave të reja ligjore për zonat e mbrojtura.

“Rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është e qartë. Kërkon përpjekje të vazhdueshme nga qeveria dhe parlamenti për të siguruar që legjislacioni shqiptar të konvergojë drejt standardeve evropiane. Në kuadrin e negociatave të anëtarësimit, miratimi i ligjeve mbi temat e mbuluara nga komuniteti i BE-së presupozon konsultim publik të mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës, si dhe një proces të parashikueshëm dhe transparent.

Delegacioni i BE-së do të ndjekë me shumë vëmendje zbatimin e dispozitave të reja ligjore për zonat e mbrojtura, në përputhje me kuadrin ligjor të BE-së për mbrojtjen e mjedisit dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë”, thuhet në reagimin e delegacionit të BE-së në vendin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *