6 Dhjetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Takimi me Ramën/ Biznesmeni: Bashkia e Tiranës nuk po më jep lejet! Ndërtuesit kanë frikë të flasin, do iki nga vendi

Nga Dosja.al

Gjatë mbledhjes së kryeministrit Edi Rama dhe ministres së sipërmarrjes Delina Ibrahimaj, shumë sipërmarrës shprehën pakënaqësi për disa çështje të caktuara. Fatjon Hoxha, drejtuesi i kompanisë së ndërtimit “NG Structures”, tha se Bashkia e Tiranës nuk i po i miraton dy leje ndërtimi që prej vitit 2022, edhe përse është në rregull me të gjitha procedurat.

Sipas tij, institucioni i drejtuar nga Erion Veliaj është në shkelje të VKM-së 408, por askush nuk flet sepse ka frikë se nuk mund të marrë më leje ndërtimi nga Bashkia e Tiranës.

Ndërtuesi tregoi se shumë të tjerë si ai kanë frikë të flasin sepse nuk marrin më leje ndërtimi. E habitur nga kjo përgjigje, Ibrahimaj insistoi ta pyeste se nga kush mund të kishin frikë ndërtuesit, një kategori që ka parë një rritje të madhe ekonomike.

Diskutimi mes tyre:

Fatjon Hoxha: Më vjen keq që kryeministri u largua dhe nuk na dëgjon. Unë jam Fatjon Hoxha, i kompanisë “NG Structure”, shoqëri ndërtimi. Jam në proces të dy lejeve që kam aplikuar prej vitit 2022 dhe Bashkia e Tiranës e ka shkelur VKM 408 me të paktën 10-fishin e kohës. Çfarë faji kemi ne që të jemi peng të taksës së re?! Ne i përqafojmë taksat dhe jemi gati t’i paguajmë të gjitha.

Delina Ibrahimaj: Në dijeninë time, nuk jam informuar së fundmi, por Bashkia e Tiranës ende nuk e ka kaluar në Këshillin Bashkiak, Vendimin e Këshillit të Ministrave për rishikimin e çmimeve të referencës, në dijeninë time. Pret një vendim unifikues nga Ministria e Ekonomisë që të zgjidhë ato problematika që ju përmendët, pra ato lejet që kanë qenë në proces, si do veprohet, do aplikohet apo nuk do aplikohet. Unë do interesohem patjetër dhe do ju bëj me dije se çfarë vendimi do të dalë.

Fatjon Hoxha: Se kryeministri tha që ju edhe mund ta anuloni lejen, por ne e kemi paguar 1% në fillim të vitit. Nuk janë gjëra që bëhen thjesht me fjalë, janë edhe pagesa që janë bërë. Të na i kthejnë mbrapsht, unë e refuzoj lejen nëse më lënë në këto kushte dhe shkoj në gjykatë.

Ibrahimaj: Qartë

Hoxha: Se shumë ndërtues heshtin se ka frikë.

Ibrahimaj: Po nuk kanë çfarë frike të kenë

Hoxha: Jo kanë frikë, se…

Ibrahimaj: Çfarë frike mund të ketë një ndërtues që është sektori që ka rritjen…

Hoxha: Dikush më tha mua që nuk marrim më lejen në Bashkinë e Tiranës. Jo! Unë zbatoj ligjin, procedurën, VKM dhe do vazhdoj. Nëse nuk ma japin, do largohem nga Shqipëria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *