22 Korrik, 2024
Tirana, Albania
Editorial Kryesore Lajme nga vendi

Taksat mbi Pasurinë e Paluajtshme, rritje drejt eksponenciales

Artur Papajani, ish drejtor i Pergjithshem i Tatimeve 

Aktuale thënia e të madhit Z.Jacques Chirac :

🔊 Gjithmonë përpara Zgjedhjeve bëhen Dhurata, por Taksa e Tatime vendosen fill pas tyre…..”

Një ndryshim i beftë i Taksës së Ndërtesave.

Vetëm dhe posaçërisht për Qytetarët e Tiranës.

Nga ky mes viti e vazhdim, për çdo Individ e Biznes, do të ketë :

1️⃣ Rritje e Vlerës së taksueshme mbi 50%.

2️⃣ Rritje e Pagesës deri 75%

3️⃣ Hyrje në fuqi e një Vendimi Qeverie, menjëherë, pa përgatitur më parë taksapaguesit.

4️⃣ Ndryshim i taksës, në mes të vitit kalendarik.

5️⃣ Ndryshim i rregullave në mes të lojës.

6️⃣ Paraja informale në pasuritë e paluajtshme, një “asist” në dobi të Thesit të buxhetit, në dëm të Xhepit të taksapaguesit.

⚠️Vjen në mendje një Rrëfenjë……

Nga koha e largët e perandorisë osmane.

Diku në trojet arbnore, rregullin e mbante një taborr, me një komandant vendali në krye.

Një urë lidhte katundet, me pazarin e madh të krahinës. Në seicilën anë të saj, një ushtar me kamzhik në dorë,fshikullonte çdo kalimtar, kur shkonte a kthehej nga pazari !

Koha e solli që komandanti, të ndrrohet me një tjetër, që vinte nga shumë larg e me gradë ushtrie. I thanë historinë e urës, por nuk e besoi dhe me popullin vendali, një takim kërkoi.

-A jeni të kënaqur, ç’doni nga unë për më mirë ?

“Veç një Lutje kemi e tjetër gjë, s’ duam prej jush”         

– njëzëri populli i përulur i kërkon.

-Për ditë pazari në urë bëhemi shumë.

– Që puna të ecë vaj, n’a i shtoni ato rojet që me kamzhik n’a fshikullojnë.

– Kështu më shpejt, në urë kalojmë e nga rradha të gjithë bashkë, shpëtojmë…..!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *