21 Shkurt, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Tani po japin borxh edhe online

Kredo.al një nga kompanitë e shumëpërfolura të mikrokreditit në Shqipëri tashmë ka filluar të japë borxh online, pa qenë nevoja që qytetarët të paraqiten fizikisht në zyrat e kësaj kompanie. Kompania e cilëson një sukses të jashtëzakonshëm faktin që qytetarët mund të marrin kredi pa patur nevojë që të paraqiten fizikisht në zyrat e saj.

Procesi i Aplikimit Online

“Procesi fillon me një vizitë në faqen zyrtare të kompanisë, ku klientët mund të identifikojnë llojin e kredisë që i përshtatet nevojave të tyre,” thotë Kredo.al

Pas zgjedhjes së kredisë, aplikimi vazhdon me plotësimin e një formulari online të thjeshtë, i cili përfshin informacione personale dhe financiare të nevojshme për vlerësimin e kërkesës. Në këtë pikë, teknologjia e Kredo.al fillon të analizojë automatikisht të dhënat dhe të bëjë një vlerësim paraprak të mundësisë së aprovimit të kredisë.

Identifikimi 100% Online:

Një nga avantazhet kyçe të Kredo.al është partneriteti me EvroTrust, një kompani lider në sigurinë dixhitale. Përmes EvroTrust, Kredo.al mundëson një proces të identifikimit 100% online, duke përfshirë verifikimin e dokumentit të identifikimit, identifikimin biometrik dhe firmosjen dixhitale për klientin.

“Kredo.al ka bërë një hap të rëndësishëm drejt të ardhmes së FinTech në Shqipëri. Përmes kësaj platforme inovative, aplikimi dhe aprovimi i kredive nuk janë më një sfidë, por një eksperiencë e përmirësuar dhe më efikase për të gjithë klientët e tyre. Me identifikimin 100% online nëpërmjet partnerit tonë EvroTrust, Kredo.al tregon se është e mundur të përshpejtohet procesi financiar pa kompromis në siguri dhe efikasitet,” thotë Kredo.al.

Kredi grabitqare
Disa nga kompanitë e mikrokreditit në Shqipëri kanë ngritur një skemë të mirëfilltë grabitqare, e cila zhvat qytetarët shpesh përmes praktikave të dyshimta ligjore. Pak kohë më parë, Kapitali.al publikoi një investigim që tregonte se mijëra familjeve shqiptare u janë marrë pronat pa dijeninë e tyre për shumë qesharake borxhesh, përmes një skemë bashkëpunimi mes kompanive të mikrokreditit, atyre të mbledhjes së borxheve dhe firmave të përmbarimit.

Por pavarësisht, fakteve që tashmë janë publike, Banka e Shqipërisë në cilësinë e rregullatorit të tregut nuk ka marrë asnjë masë. Disa media kanë akuzuar publikisht guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko se ka interesa të drejtëpërdrejta në tregun e mikrokredive dhe ndaj hesht përpara abuzimeve të shumta në këtë treg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *