14 Qershor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Tarifa e terminimit të celularëve në Shqipëri, 35% me e lartë se BE

Tarifa e terminimit të thirrjeve në Shqipëri është 35% më e lartë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian. Konstatimi vjen përmes një analize që i ka bërë kësaj tarife Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare.

Terminimi i thirrjeve mobile (MTR) është një shërbim me shumicë i ofruar nga operatori mobile për t’i mundësuar konumatorëve të rrjetit të tij marrjen e thirrjeve. Tarifa paguhet nga operatorët për thirrjet që i paguajnë njëri tjetrit dhe është një prej kostove thelbësore në ccmimet përfundimtare që paguajnë konsumatorët.  Sipas AKEP, tarifat e terminimit në Shqipëri që prej vitit 2018 është 1.11 lekë për minutë, ndërkohë që në vendet e Bashkimit Evropian, sipas një fotografimi i që i bën AKEP, rezulton 0.825 lekë për minutë.

Në vitin 2018, AKEP e përcaktoi këtë tarifë tavan në vlerën 1.11 lekë për minutë, duke e llogaritur përmes një formule qe bazohej te mesatarja e BEREC, Bashkësia e Rregullatorëve Europianë të Komunikimeve Elektronike. Referuar të dhënave të raportit të BEREC, të datës 9 dhjetor 2021, 6 vende (përfshirë Shqipërinë) rregullojnë tarifat e terminimit në rrjetet celulare duke përdorur tarifa benchmark.

Shkak për të cilin, AKEP propozon nga viti i ardhshëm aplikimin e një tjetër formule, jo më e bazuar te mesatarja e BEREC, por te kstot reale të tregut.

Më specifikisht, AKEP parashikon që tarifa e terminimit të zbresë në 1.02 lekë/minuti në fund të marsit të vitit 2024. Pas gjashtë muajsh, në fund të shtatorit të vitit të ardhshëm, AKEP parashikon që tarifa të zbresë në 0.89 lekë minuti, ndërsa në marsin e vitit 2025, ajo mos të jetë me e lartë se 0.75 minuti, ose 32.4% më e ulët se tarifa që aplikohet që prej vitit 2018.

Scan TV

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *