15 Shkurt, 2025
Tirana, Albania
Lajme nga vendi

Tatimet: Bizneset rritën pagat për 143 mijë punonjës

Tatimet deklaruan se bizneset shqiptare rritën pagat për më shumë se 140 mijë punonjës si pasojë e ndërgjegjësimit dhe aksionit kundër informalitetit .

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, saktësisht 143.1 mijë punonjës kanë përfituar rritje të pagës krahasuar me periudhën para nisjes së aksionit.

Po ashtu, DPT bën të ditur se është rritur me 28% më shumë pagesa për kontributet dhe Tatimin mbi të Ardhurat nga Paga, krahasuar me shtatorin 2024.

“Lufta kundër informalitetit të pagave do të vazhdojë për të mos i mohuar asnjë qytetari në Republikën e Shqipërisë të drejtën për pension të merituar,” theksojnë Tatimet.

Qeveria nisi në shtator të vitit 2024 një aksion për informalitetin në tregun e punës për shkak të krizës në sistemin e pensioneve. Pavarësisht se pensionistët shqiptarë janë më të keqpaguarit në rajon, sërish skema e sigurimeve prodhon defiçite të larta.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *