Bumit më të madh ndonjëherë në orët luksoze zvicerane po i vjen fundi. Për tre vjet, industria gëzoi një rritje të interesit, e cila filloi gjatë pandemisë, kur konsumatorët e pasur – dhe me para të gatshme – të mbërthyer në shtëpi përgjumeshin mbi orët luksoze nga markat ikonike zvicerane.
Kërkesa e paprecedentë për orë nga Audemars Piguet, Rolex dhe të tjerët ccoi në rritjen e eksporteve zviceriane të këtij produkti në nivele rekord, pothuajse 25 miliardë franga (28.5 miliardë dollarë) në 2022.
Por tani, gjërat kanë ndryshuar pasi presionet e shumta po bëjnë dëmin e tyre. Disa – normat më të larta të interesit dhe rritja e lëkundur ekonomike – janë jashtë kontrollit të industrisë. Për të tjerat – rritjet agresive të çmimeve dhe rritja e prodhimit – faji qëndron brenda. Por në fund të fundit, gjithçka po godet mendësinë e shpenzuesve dikur të shkujdesur dhe gatishmërinë e tyre për të hedhur para pafund.
Prodhuesit e orëve po përballen më rënie drastike të kërkesës në muajt e fundit, ndërsa çmimet në tregjet dytësore kanë rënë. Dhe drejtuesit, si ata të markave kryesore historike ashtu dhe ata të markave të reja, që lulëzuan gjatë furisë së fundit – kanë filluar të pranojnë se gjërat po ndryshojnë me shpejtësi.
Ngadalësimi i kërkesës për orët luksoze i bashkohet treguesve të tjerë të dobësisë në të gjithë sektorin e mallrave luksoze, ku kompanitë nga Lous Vuitton deri tek Gucci Kering po raportojnë rënië të shitjeve për shkak të inflacionit dhe recesionit.