21 Shkurt, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Tek UET mbin një cilindër me 56 kate

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e ndërtimit për projektin Lana Riverside Rezidences me subjekt ndërtues kompaninë Forever Construction.

Lana Riverside është një kompleks masiv ndërtimesh i përbërë nga disa kulla, njëra prej të cilave do të jetë 56 kate. Vendi i projektit është në Bulevardin Gjergj Fishta tek ambientet e ish Universitetit Europian të Tiranës, ku sipas lejes i gjithë projekti do të ketë mbi 156 mijë metër katrorë ndërtim.  

Me 56 kate Lana Riverside bëhet zyrtarisht kulla më e lartë në Shqipëri. Sipas treguesve teknik ajo do të ketë një lartësi prej 204.5 metra dhe do të ngrihet në formën e cilindrit.

Cilindri i Sotes eshte projektuar nga Casamonti 

E themeluar në nëntor të vitit 2018, Forever Construction zotërohet në masën 100 për qind nga Lefter Sota, një biznesmen në fushën e tregtimit të hekurit. Kohët e fundit kjo kompani është një nga përfitueset më të mëdha të lejeve të ndërtimit në kryeqytet me disa projekte ndërtimi që arrijnë në total mbi 500 mijë metër katrorë ndërtimi.

Detajet teknike te lejes se ndertimit

Vecc Lana Riverside e njëjta kompani ka marrë leje për dy kulla të tjera, një në Don Bosco dhe një tjetër në rrugën Brigada e Tetë. Përkatësisht leje Ndërtimi për objektin: “Manhattan I – Godinë banimi dhe shërbimi”, me vendndodhje pranë Rrugës “Asim Vokshi” dhe “Don Bosko”, në Bashkinë Tiranë” dhe leje ndërtimi për objektin: “Objekt me funksion të përzier, shërbim, hoteleri dhe rezidencial”, me vendndodhje në Rrugën “Brigada e VIII”, në Bashkinë Tiranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *