12 Prill, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Tenderat e dyshimtë/ Kompania që ka monopolin e matësave inteligjentë përlan miliarda nga OSHEE

Kompania “Aci Engineering” ka fituar një tender për vendosjen e matësve inteligjentë të energjisë në kabina dhe te konsumatorët privatë. Një abuzim ky i radhës për mënyrën e dyshimtë që kjo kompani përfiton një zgjatim kontratate të një njejtit tender të dhënë në vitin 2022.

Kontrata është lidhur me një vlerë prej 139, 024,255 milionë lekësh apo 1.3 milionë euro në 5 shkurt të 2024. Referuar dokumentacionit të publikuar më herët nga OSSH për procedurën në fjalë, nënvizohej se parashikohet që të instalohen të paktën 1622 matës inteligjentë në konsumatorë në disa rajone.

“Më këtë investim instalimi i matësve inteligjentë të bilancit të kabinave elektrike TM-TU do të bëhet në rajonin Shkodër (Shëngjin), rajonin Tiranë dhe në njësinë Vlorë. Instalimi i matësve inteligjentë në konsumatorët fundorë privat do të bëhet në rajonet Shkodër, Durrës dhe në njësinë Vlorë”, thuhet në relacion.

Kemi të bëjmë me një tender dyshimtë korruptiv.

“Aci Engineering” është një kompani e cila është themeluar në vitin 2015 me pronar Petraq Shomon dhe administrator Erblin Selimin. Përgjatë këtyre 9 viteve ajo ka marrë tendera me vlerë miliona euro duke instaluar monopolin e sahateve inteligjinte qe prokuron OSHEE.

Nëse i hedhim një sy dokumenteve zyrtare na rezulton se kjo kompani ka marrë tenderë me vlera miliona euro dhe vazhdon të marrë tenderë publikë mjaft të dyshimtë. (lexo këtu)

 

Tenderët abuzivë me matësat inteligjentë të

Ekstrakti në QKB

Procedurat për tenderin me vlerë 139, 024,255 milionë

Në tenderin me objekt (Instalimi i Sistemit të matjes inteligjente të Bilancit të energjisë në kabinat elektrike TM-TU, në konsumatorët privatë, Software dhe integrimi i tyre me platformen MDM), i cili është bërë publik më 28 dhjetor të 2023 kanë qenë në garë 3 kompani, Aci Engineering, ENCOAL shpk dhe ISEC shpk. 

Dy kompanitë janë skualifikuar nga gara dhe sigurisht që fitues ka dalë kompania “Aci Engineering”, duke përfituar kontratën shtesë të këtij tenderi dhe duke futur në xhep 1.3 milionë euro. 

Tenderët abuzivë me matësat inteligjentë të

Kontrata

 

Por çfarë ka ndodhur në vitin 2022?

Më 18 gusht të vitit 2022, “Aci Engineering” është shpallur fitues tenderin “F.V dhe Instalim të sistemit të Matjes Inteligjente në Kabinat Elektrike të OSSH sh.a, SoftWare – t dhe integrimet e tyre në platformen MDMS” me vlerë, 992,576,392.35 lekë. (lexo këtu)

Edhe pse nuk kanë qenë një nga kompanitë që ka dhënë ofertën më të ulët, po një ndër ofertat më të larta, si dhe është denoncuar shpesh në media për korrupsion, kjo kompani ka mundur të skualifikojë nga gara 4 operatorët e tjerë ekonomikë, “ENCOAL” sh.p.k, “GSA” sh.p.k, “H & E ENERGY” sh.p.k, “VIBTIS” sh.p.k. 

 

Tenderët abuzivë me matësat inteligjentë të

Kontrata e lidhur më 2022

 

Për këtë tender nuk është dhënë asnjë argument pse fitoi kompania “Aci Engineering”

“Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë Operatorin Ekonomik aci engineering shpk me adrese Njesia Bashkiake Nr. 5, Rruga Abdyl Frasheri, Ndertesa 8, Hyrja 13, Apartamenti 07, 1019, Tirane se oferta e paraqitur me vlerë totale prej 992,576,392.35 (Nenteqind e nentedhjete e dy milion e peseqind e shtatedhjete e gjashte mije e treqind e nentedhjete e dy pike tridhjete e pese) leke pa TVSH / totali i pikëve të marra 100 është identifikuar si Oferta e suksesshme”, thuhet në dokument.

 

Tenderët abuzivë me matësat inteligjentë të

Kontrata e lidhur më 2022

Pra, kemi të bëjmë me kompani e cila ka marrë tenderin miliona lekë në 2022, është shpërblyer sërish duke përfitur një zgjatim kontrate për matësat e energjisë në shkurt të 2024, me një vlerë 1.3 milionë euro.

Tek këto kontrata publike kemi të bëjmë me gara thuajse fiktive në zgjedhen e fituesit. “Aci Engineering”./CNA 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *