Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka shpallur një tender me vlerë 242 milionë lekë ose 2.3 milionë euro. Objekti i tenderit? Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin e Transpozimit të Aqcuis për Integrimin Evropian. Nga përkthimi i akteve të BE-së deri tek krahasimi i tyre me legjislacionin aktual, ccdo gjë do të bëhet nga inteligjenca artificiale.
Sipas dokumentat të publikuar në APP, përmes këtij projekti Inteligjenca Artificiale do t’ju vij në ndihmë institucioneve shtetërore dhe të gjithë palëve të përfshira që me grumbullimin dhe organizimin e akteve dhe ligjeve te BE, të arrihen synimet strategjike, duke përfshirë ndihmë në uljen e shpenzimeve për shërbimet ndaj qeverisë, qytetarëve, organizatave dhe çdo aktori të përfshirë, reduktimin e kostove për njësi dhe përmirësimin e shërbimeve. Arkitektura e zgjidhjes duhet të jetë e ndërtuar në mënyrë që të ofrojë vlerën më të mirë në siguri, performancë, saktësi, dhe kosto të ulët në infrastrukturë.
Objektivi i projektit
Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është implementimi i teknologjisë AI në institucionet publike me qëllim përshpejtimin e procesit të transpozimit të akteve të BE. Ofrimi i këtij shërbimi nëpërmjet përdorimit të kapaciteteve NLP (Natural Language Processing), do të mundësojnë automatizimin, grumbullimin, seleksionimin e të gjithë akteve/ligjeve të sjella nga BE dhe aksesimin e këtyre kodeve në çdo kohë dhe nga çdo pajisje nga të gjithë aktorët e përfshirë në këto procese.
Konkretisht, ky automatizim përfshin shtimin e teknologjisë AI në institucionet publike për menaxhimin e kërkesave dhe dhënies së informacioneve të dëshiruara, të marra nga aktet e BE ndaj të gjithë përdoruesve të platformës përgjatë gjithë kohëzgjatjes së këtij projekti.
Qëllimi(et) i kësaj kontrate është/janë si vijon:
● Konfigurimi i një platforme për institucionet publike e cila vendos në përdorim Inteligjencën Artificiale (AI) me qëllim uljen e barrës administrative të transpozimit të legjislacionit të BE-së.
● Përdorimin e AI në përgatitjen e akteve për përafrim, në proceset e: grupimit dhe kategorizimit të akteve/rregullores së Acquis, filtrimin e informacioneve sipas prioritetit dhe përkthimin e akteve.
● Përdorimin e AI në krahasimin e legjislacionit aktual shqipëtar me atë të Acquis për të identifikuar: boshllëqe, mospërputhje, dhe ngjajshmerite.
● Përdorimin e AI në hartimin e një draft ndërhyrjeje ligjore dhe/ose përafrimit të politikave në sistemin tonë.
● Automatizimi i procesit të grumbullimit dhe përafrimit të akteve dhe ligjeve të BE.
● Zëvendësimi i proceseve manuale të transpozimit me ato automatike.
● Marrja e informacioneve të përgjithshme të akteve/ligjeve, si dhe ri-drejtimi në resurse (online dhe burime te tjera informacioni) nga përdoruesit duke përdorur ChatBot.
● Ngritja e një platforme digjitale (database) në përdorim nga punonjësit e institucioneve për menaxhimin e problematikave të raportuara nga vet ata dhe nga të gjithë stakeholdersat e përfshirë.
● Konfigurimi i infrastrukturës në Cloud dhe në Datacenterin Qeveritar.
● Gjenerimi i raporteve periodike në funksion të institucioneve.
● Trajnimi i stafit.
● Shërbimi i mirëmbajtjes.
Objekti i kontratës
Në përmbushje të objektivave të këtij projekti, Operatori Ekonomik fitues duhet të implementoje dhe konfigurojë një platformë për institucionet publike i cili vendos në përdorim Inteligjencën Artificiale (AI) me qëllim uljen e barrës administrative të transpozimit të legjislacionit të BE-së. Ky sistem duhet të përmbushë të gjitha detyrat dhe proceset e punës së përfituesit në zbatim të legjislacionit në fuqi duke automatizuar procesin e grumbullimit dhe marrjes së të dhënave/informacioneve ndaj akteve dhe ligjeve te BE nëpërmjet AI, përkthimin e përshtatjen e akteve në gjuhën shqipe dhe angleze sipas kërkesës së përdoruesit dhe gjenierimin e draftit per aktin e transpozuar.
Sistemi duhet te:
o Automatizojë procesin e përkthimit të akteve dhe direktivat e Acquis në gjuhën shqipe.
o Automatizoje krahasimin e legjislacionit aktual shqipëtar me ate te Acquis per te identifikuar: boshllëqe, mospërputhje, dhe të ngjajshmerite duke perdorur AI
o Automatizoje klasifikimin e institucionit publik përgjegjës për të kryer transpozimin duke perdorur AI.
o Asistojë në procesin e hartimit të një draft nderhyrjeje ligjore dhe/ose përafrimit të politikave në sistemin tonë duke perdorur AI.
o Zëvendësojë proceset manuale të transpozimit me ato automatike.
o Marrja e informacioneve të përgjithshme të akteve/ligjeve nga përdoruesit duke përdorur ChatBot.
o Konfigurimi i teknologjisë në mënyrë që të merren të dhënat e akteve të BE me anë të inteligjencës artificiale dhe servirja e tyre e përpunuar.
o Ngritja e infrastrukturës virtuale ne cloud-in e Datacenterit Qeveritar, konfigurimet e duhura.
o Ngritja e një platforme digjitale (databazë) në përdorim nga punonjësit e institucioneve për menaxhimin e problematikave të raportuara nga vet ata dhe nga të gjithë stakeholdersat e përfshirë.
o Gjenerimi i raporteve periodike me grafike dhe tabela në funksion të institucioneve.
Operatori ekonomik fitues, pasi të realizoje të gjitha kërkesat e përfshira në këto terma, dhe jo vetëm, duhet të bëj dokumentimin e zgjidhjes së sistemit dhe trajnimin e stafit përgjegjës. Më pas do të fillojë procesi i mirëmbajtjes për një periudhe 2 vjecare.