14 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Tenderi u bë me 14 mln euro/ ARRSH shton dhe 2.3 milionë euro të tjera për rrugën e Qafë-Botës

Evis Berberi, drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, ka hapur një tjetër procedurë të dyshimtë, teksa ka akorduar një shumë prej 2.3 milionë euro shtesë për rrugën e Qafë Botës.

Një rrugë e mbetur rrugëve, e cila u tenderua pak vite më parë dhe duhet të kishte përfunduar me kohë. Por, siç ndodh rëndom në të gjithë segmentet, paratë e akorduara në fillim, ato të tenderit të madh, asnjëherë nuk dalin. Drejtuesit e Autoritetit, por edhe të firmave, bëjnë lloj – lloj marifeti që fondet të shtyhen. Natyrisht, nëse shtohen fondet të gjithë janë të kënaqur, që nga kupola e ARRSH-së e deri të pronarët e firmave të ndërtimit të rrugëve.

Duket se skema e zhvatjes me këtë rrugë nisi me tenderin e madh, ku diferenca mes firmës fituese dhe asaj që kishte ofruar më pak ishte plot 4 milionë euro. Dhe, duke i shtuar edhe 2.3 milionë eurot e tanishme, i gjithë abuzimi ka shkuar në plot 6.3 milionë euro. Por, kush mban përgjegjësi? Ata që hartuan preventivët e punimeve? Ata që bënë zërat e punimeve, zyrtarët që vlerësuan ofertat apo këta të tanishmit që po japin sërish fonde për të njëjtën rrugë? Me këto ritme, rruga s’ka për të përfunduar, pasi besojmë se do të duhen të tjera para’!

Sipas dokumenteve që disponon redaksia e BoldNeës.al, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur një tjetër procedurë me objekt prokurimi “përfundim i punimeve në segmentet rrugore Ura e Kranesë – Qafë Botë, Ura e Kranesë – Ura e Gajdarit dhe përmirësimi i segmentit rrugor Shijan – Ura e Gajdarit”. Fondi limit i kësaj procedure është plot 234,216,400 lekë, teksa ARRSH synon punime ndërtimi për autostrada dhe rrugë.

Por, a nuk u akorduan disa vite më parë dhjetëra milionë euro për këto përmirësime? Natyrisht që po, pasi me të njëjtin objekt është hapur edhe tenderi nga ARRSH, teksa fondi ishte tepër i madh. Por, nëse s’kanë përfunduar këto përmirësime, përse jepen të tjera para? A ka bërë një ‘hetim’ administrativ ARRSH-ja që të gjejë “fajtorët” që rruga ka mbetur rrugëve? Por kë do të hetojë? Të gjitha “rrugët” të çojnë te administratorët e këtij autoriteti dhe të drejtuesve të Ministrisë së Infrastrukturës.

BoldNews.al ka investiguar dhjetëra procedura rrugësh, ku binomi Balluku – Berberi është bërë i frikshëm për buxhetin e shtetit, teksa akordojnë dhjetëra miliona euro për rrugë nga veriu në jug, madje edhe dhjetëra të tjera për shtesa fondesh. Në fund, asnjë nuk hetohet, teksa e njëjta skemë përsëritet e përsëritet.

Tenderi i madh i ARRSH-së për të njëjtën rrugë

Dokumentet e mësipërme janë njoftimi i fituesit të tenderit të kësaj rruge. Vlera e atëhershme e të gjithë fondit ka qenë rreth 14 milionë euro, teksa objekti ishte i njëjtë “përfundimi i Punimeve në segmentet rrugore Ura e Kranesë-Qafë Botë, Ura e Kranesë-Ura e Gajdarit dhe përmirësimi i segmentit rrugor Shijan-Ura e Gajdarit”.

Fitues u shpall firma që ofroi 4 milionë euro më shummë sesa oaferta më e ulët. Madje, drejtuesit e ARRSH-së për të shkuar të fituesi s’kualifikuan plot 4 oferta të tjera, teksa fitues në tender ka dalë bashkimi i kompanive “AGBES CONSTRUKSION”, “MELA”, “ALB SHPRESA”, që realizimin e punimeve e ka marrë përsipër për 13,5 milionë euro. Oferta më e mirë u dha nga “TREMA ENGINEERING 2” & “ELMAZAJ KONSTRUKSION” është rreth 9.6 milionë euro.

 

Boldnews.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *