23 Janar, 2025
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

TIA mirëpriti sot pasagjerin e 7 miliontë për këtë vit

Tirana International Airport, mirëpriti sot pasagjerin e 7 miliontë për vitin 2023, duke shënuar shifrën më të lart historike që ky aeroport ka patur brenda një viti. Ky është një sukses që i shtohet arritjeve të vazhdueshme të aeroportit, duke nënvizuar edhe rolin e tij në sektorin e aviocionit në Shqipëri.

Pasagjeri i 7-miliontë udhëtoi nga Tirana në Pragë, me linjën ajrore Wizz Air, duke shënuar një moment të rëndësishëm në suksesin e vazhdueshëm të aeroportit. Rritja e vazhdueshme e numrit të pasagjerëve pasqyron suksesin e nismave strategjike të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës që synojnë rritjen e fluturimeve lidhëse dhe aksesit.

“Jemi krenarë për dyfishimin e pasagjerëve në TIA, në krahasim me vitin 2019 dhe me rritjen prej 35% në krahasim me vitin e kaluar. Kjo falë të gjitha linjave ajrore, por sigurisht, falë edhe shtimit të linjave low cost. Pasagjeri i 7 miliontë ndodhet në këtë fluturim të Wizz Air, për në Pragë”, deklaroi z. Piervittorio Farabbi, Drejtori Operativ i Tirana International Airport.

Duke vazhduar rolin e tij si një portë jetike që lidh Shqipërinë me destinacionet kryesore globale, Tirana International Airport mbetet i palëkundur në angazhimin e tij për të ofruar shërbime më të mira, për të nxitur turizmin dhe për të kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e përgjithshëm të ekonomisë.

Në fund të vitit 2020, aeroporti i Tiranës u ble nga grupi Kastrati. Që nga ajo kohë Rinasi ka shënuar një rritje të ndjeshme të pasagjerëve falë hyrjes agresive të kompanive low cost, fillimisht Wizz Air dhe më pas Ryanair. Futja e këtyre dy kompaniva ka sjellë një ulje të ndjeshme të cmimeve të biletave duke ndikuar për pasojë edhe në rritjen dyshifrore të numrit të pasagjerëve. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *