4 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

E bujshme/ Tring dhe Digitalb në negociata për t’u bashkuar në një kompani

Tring dhe Digitalb, dy konkurrentët historik në tregun e platformave televizive dixhitale janë në negociata për t’u bashkuar. Oligarkia.al ka mundur të mësojë se palët janë në bisedime intensive, por deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje përfundimtare.

Megjithatë, dy burime konfidenciale thanë se negociatat tashmë janë në një stad të avancuar duke u shprehur optimiste për përfundimin me sukses të operacionit. Ndërkohë burime nga tregu, kanë filluar të qarkullojnë ndërkohë dhe shifrat e para se si do jetë ndarja e aksioneve në kompaninë e re të bashkuara, nëse marrëveshja realizohet me sukses.

Por informacionet për ndarjen e aksioneve në kompaninë e re janë kontradiktore, ku disa thonë se maxhoranca e aksioneve do t’i mbetet Digitalb, ndërsa të tjerë thonë se do të jetë Tring ai që do të ketë paketën maxhoritare. Me sa duket lajmet kontradiktore për ndarjen e aksioneve mund të jenë dhe një strategji e palëve në negociata për të përfituar sa më shumë.

Tregu

Tregu i platformave dixhitale televizive ka një qarkullim prej rreth 50 milionë eurosh në vit. Pjesën më të madhe të të ardhurave vazhdon ta mbajë akoma Digitalb me rreth 37 milionë euro, por treguesit financiar të kompanisë janë në rënie të lirë.

Në vitin 2021, Digitalb raportoi një humbje prej 627.1 milionë lekësh ose 6 milionë euro.

Ndërkohë Tring duket raportoi një rezultat financiar më të mirë. Kompania nën pronësi të familjes Dulaku për vitin 2021 arkëtoi 1.36 miliardë lekë të ardhura duke regjistruar një fitim prej  

Vitin e kaluar, Tring regjistroi rreth 12 milionë euro të ardhura dhe një fitim neto prej 110.4 milionë lekësh ose mbi 1 milionë euro.

Negociatat për bashkim mes Tring dhe Digitalb përbëjnë një zhvillim të rëndësishëm në tregun mediatik shqiptar. Megjithatë mbetet ende për t’u parë nëse ato do të përfundojnë me sukses dhe më tej akoma nëse ky bashkim do të autorizohet nga Autoriteti i Konkurrencës, pasi kompania e re pas bashkimit instalon një monopol të pasfidueshëm në tregun e platformave televizive dixhitale.   

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *