Autoriteti Rrugor Shqiptar do të paguajë 2.2 milionë euro shtesë për përfundimin e punimeve në rrugën Ura Kranesë-Qafë Botë duke u justifikuar me faktin se preventivi ishte bërë gabim. Tenderi për këtë rrugë u zhvillua në vitin 2021 përmes marrëveshjes kuadër dhe fitues u përzgjodh një bashkim kompanish i përbërë nga “AGBES CONSTRUKSION” & “ALB SHPRESA” & “MELA.”
Kontrata u firmos me vlerën 1.35 miliardë lekë ose 12.8 milionë euro. Tani ARRSH ka vendosur të modifikojë kontratën duke shtuar dhe 2.2 milionë euro të tjera për ta ccuar koston totale të rrugës në plot 15 milionë euro.
“Propozimet për modifikimin e kontratës dhe shtesën e fondit, të cilat janë shqyrtuar dhe miratuar nga Mbikëqyrësi i Punimeve, janë bërë për arsye të
mëposhtme:
1. Ndryshime të volumeve për shkak të mospërputhjes së projektit me preventivin.
2. Ndryshime të volumeve për shkak të mospërputhjes së projektit me faktin në terren.
3. Rishikim i projektit të sinjalistikës horizontale dhe vertikale në tërësi.
4. Plotësimi i preventivit fillestar me zëra të rinj të nevojshëm për realizimin e punimeve.” thuhet në njoftimin e ARRSH për shtesën e kontratës.
Përgjegjësia jetime
Thuajse të gjitha kontratat e mëdha të infrastrukturës po kalojnë në modifikime me rritje të ndjeshme të kostos përtej vlerave të tenderuara. Kapitali.al ka publikuar më parë rastet e dy rrugëve, asaj Palasë Dhërmi dhe rrugës Korccë-Ersekë ku ARRSH e ka rritur koston respektivisht me 3.5 dhe 5 milionë euro të tjera mbi vlerën e tenderuar.
Në ccdo rast argumentimi për rritjen e kostove është ai i punimeve të paparashikuara ose gabimeve në preventiv. Por teksa paratë e qytetarëve shqiptarë avullojnë përmes shtesave të dyshimta të kontratave, përgjegjësia mbetet jetime. Tashmë në shumicën e veprave madhore po ndodh edhe një fenomen gjerësisht korruptiv, ku kompanitë ndërtuese vetë projektojnë, vetë hartojnë preventivet dhe më pas vetë kërkojnë edhe rritjen e kostove. ARRSH vetëm miraton, ndërsa taksapaguesit shqiptarë paguajnë.