19 Prill, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Vaji i ullirit vendas “ngel” në testin e cilësisë/ Vetëm 35% rezulton me cilësi të lartë

Këtë vit përveçëse ka pasur rënie të sasisë, në pikëpyetje është edhe cilësia e vajit të ullirit vendas. Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar Agim Rrapaj tha se është kryer testi për 300 subjekte nga ku ka rezultuar se vetëm 35 për qind prej tyre kanë qenë të një cilësie të lartë. Kjo është reflektuar tek çmimi, pasi duke qenë të vetëdijshëm për cilësinë, prodhuesit kanë qenë të prirur për ta shitur me një çmim gati dyfish më të lartë.

Në këtë mënyrë aplikimi i teknologjisë, apo qasja ndaj saj ju jep mundësinë fermerëve që të marrin informacion jo vetëm mbi cilësinë e produktit por edhe për çmimet në treg. Rrapaj vë në dukje po shtu se digjitalizimi është një mundësi e mirë për të rritur rendimentin si edhe për të minimizuar humbjet.

Në kushtet aktuale, kur ky sektor po vuan mungesën e fuqisë punëtore dhe është përballë ndryshimeve klimatike, digjitalizimi është jo vetëm mënyrë për të rritur rendimentin apo prodhimin por edhe nevojë për të mbijetuar.

Aktualisht, në një nga platformat e hartuara vitet e fundit, që ju mundëson fermerëve që të marrin informacion mbi nivelin e lagështirës, kushtet e motit etj, kanë akses rreth 16 mijë fermerëve.

Scan tv

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *