Dalin në dritë të tjera detaje nga kontrollet e SPAK në Bashkinë e Tiranës.
Mësohet se mbrëmë janë kontrolluar tre banesa drejtorësh të kësaj bashkie. Ndërkohë që sot janë kontrolluar zyrat e tyre.
Burimet e SYRI TV thonë se mes banesave të kontrolluara është edhe ajo e Ilda Qazimllari.
Ajo shërben si drejtoreshë e Investimeve Publike në Bashkinë e Tiranës.
Qazimllari kishte kaluar drejtoreshë e komanduar pas arrestimit të Taulant Tushes për aferën e inceneratorëve.
Më herët CNA raportoi se oficerët e BKH-së, me urdhër të prokurorëve të SPAK-ut dhe me një miratim nga Gjykata për Krimin e Korrupsionin, kanë shkuar te zyrat e Bashkisë së Tiranës, pikërisht te Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, e cila ka pasur në krye të saj, Taulant Tushen.
Burime për CNA bënë me dije se sot oficertët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle, jo vetëm në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës, por janë disa çështje nën hetim