6 Dhjetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Vendimi i qeverisë/ Pronarët e shpronësuar për interes publik do të kompesohen me prona shtetërore

Pronarët e shpronësuar nga shteti për ndërtimin e veprave publike nuk do të kompesohen më vetëm në para, por edhe në natyrë me prona shtetërore. Qeveria ka miruatuar një vendim, i cili i hap rrugë shpërblimeve në natyrë për shpronësimet që bëhën per interes publik.

“Shpërblimi në natyrë i shpronësimeve për interes publik realizohet duke garantuar transparencën, barazinë e shtetasve dhe mbrojtjen e interesave dhe të të drejtave të tyre pasurore,” thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Sipas draftit, pronarët e prekur nga shpronësimi do të kompesohet përmes një pronë shtetërore në vend tjetër.

“Në çdo rast, shpërblimi në natyrë realizohet vetëm pasi merret pëlqimi i subjektit që shpronësohet. Pëlqimi i subjektit që shpronësohet për të marrë shpërblimin në natyrë duhet të jetë unanim i të gjithë bashkëpronarëve, e konfirmuar nëpërmjet një akti noterial të nënshkruar nga të gjithë bashkëpronarët,” përckatohet në vendim.  

Qeveria thotë se shpërblimi në natyrë do të kryhet në rastet kur vlera financiare është më e madhe se vlera e fondit buxhetor të shpronësimeve, por edhe në rastet kur pronarët e pronës që shpronësohet kanë nevojë strehimi dhe nuk kanë njësi banimi tjetër në pronësi.

Megjithatë, sipas vendimit, në ccdo rast përjashtohen për t’u ofruar për shkëmbim pasuritë e paluajtshme në pronësi të shtetit, që ndodhen në zonat bregdetare, zonat për zhvillimin e turizmit dhe pasuritë e tjera që ndalohen për t’u tjetërsuar, sipas legjislacionit në fuqi. Këto të fundit janë domain ekskluziv i strategjikëve të qeverisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *