15 Qershor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Vjen fatura/ Tatimet njoftojnë rreth 30 mijë profesionistë të lirë për detyrimet tatimore

Mbi 29 mijë bizneseve të cilat sipas ligjit në fuqi bëjnë pjesë në grupin e profesioneve të lira, u janë dërguar nga administrata tatimore detyrimet që duhet të parapaguajnë mbi fitimin duke marrë në konsideratë të ardhurat e vitit 2023.

Sipas ligjit të ri për “Tatimin mbi të ardhurat”, nga 1 janari 2024 të gjithë personat fizikë tregtar apo të vetëpunësuarit e profesioneve të lira të kategorizuara në 26 lloje aktivitetesh, nuk do të trajtohen më si biznes i vogël me 0% tatim.

Ata që sigurojnë të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë do të tatohen me 15% ndërsa ata që kanë të ardhura mbi 14 milionë lekë do të paguajnë 23% tatim. Lista për profesionet e lira e miratuar, të cilat do të kenë detyrim të paguajnë tatimin mbi fitimin, përfshin në total 169 profesione.

Në këtë listë përfshihen vlerësuesit e pasurive të paluajtshme, juristë, avokatë, kontabilistë, arkitektë, agjenci që merren me sondazhe, me reklama, shërbimet veteriner, shërbimet e dhënies me qira të makinave, dhëniet me qira të sendeve të tjera, agjencitë e punësimit, agjencitë e udhëtimit, sigurimi i burimeve njerëzore operatorë turistikë, fotografë, videografë, prodhues të programeve, regjistrues të audiove për muzikë, aktivitete të IT, siguruesit, financier, ndërmjetësues financiar, prodhues filmash, administrim zyrash, call center, organizator eventesh, konferencash, arsimtarë, mjekë, dentistë, mjek të specializuar, qendra të kujdesit shëndetësor për të moshuarit, qendrat e kujdesit për të prapambetur mendor, infermier, aktivitetet sportive, krijuese, shplodhëse, aktivitetet e argëtimit. etj.

Efekti pozitiv në buxhetin e shtetit nga ky regjim i ri tatimor llogaritet në rreth 30 milionë euro. Futja në sistemin e taksimit e kësaj kategorie sipas Ministrisë së Financave është bërë për shkak se shumë profesionistë të lirë, ofronin shërbimin e tyre për kompani të ndryshme ndërkohë që nuk paguanin tatim për shkak se janë të regjistruar si persona fizik.

Scan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *