14 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Wizz Air lançon linjën direkt Tiranë-Salerno

Wizz Air, kompania low cost e fluturimeve njoftoi se do të nisë për herë të parë fluturimet direkte nga Tirana në Salerno.

Duke filluar nga tetori, Wizz Air do të operojë fluturime nga Tirana për në Salerno dy herë në javë, të mërkurave dhe të dielave.

Sipas kompanisë biletat për këtë linjë janë tashmë të vlefshme për prenotim në faqen zyrtare dhe fillojnë nga 1490 lekë ose rreth 15 euro.

Salerno është një nga atraksionet më të njohura turistike të Italisë. Përveç bukurive të shumta ky qytet është dhe porta hyrëse për në bregdetin e famshëm të Amalfit.

Deri më tani aeroporti i Rinasit nuk ka qenë i lidhur direkt me Salernon, por ky udhëtim mundësohej vetëm përmes tranzitit. Por shtimi me shpejtësi i linjave të reja direkte nga kompanitë e fluturimeve dëshmon se Rinasi tashmë është shndërruar në aeroportin më të fuqishëm të Ballkanit Perëndimor me një rrjet destinacionesh shumë më të madh se aeroportet e tjera fqinje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *