16 Korrik, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Zgjedhjet 2023, rënie dramatike e pjesëmarrjes

Të dhënat zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë se deri në orën 12 në rang vendi vlerësohet të kenë votuar mesatarisht 18.94 për qind e votuesve, që kanë të drejtën e votës. Për të njëjtën orë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 kishin votuar 27.3 për qind e votuesve.

Rënia me më shumë se 7 pikë përqindje tregon se qytetarët po dalin më pak në këto zgjedhje. Të paktën deri në mesditë. Të dhënat e detajuara tregojnë se rëniet më të mëdha të pjesmarrjes në votime janë regjistruar në bashkitë kryesore të vendit.

Kështu, sipas KQZ, në Tiranë kanë votuar deri në orën 12:00, rreth 19.7 për qind e votuesve nga 31.9 për qind që ishte shifra e pjesmarrjes për të njëjtën orë në zgjedhjet e vitit 2021.

Në Durrës, pjesmarrja deri në mesditë është 16.4 për qind, kur në zgjedhjet e kaluara të vitit 2021 deri në mesditë kishin votuar 32.3 për qind e zgjedhësve.

Në Kamëz, po ashtu vihet re rënie e pjesmarrjes me 10 pikë për qindje krahasuar me zgjedhjet e kaluara, ndërsa në Berat përqindja e atyre që kanë votuar në këto zgjedhje është vetëm 18.2 nga 42 për qind që ishte në orën 12 në zgjedhjet e para dy viteve.

Ecuria e pjesmarrjes në votime, të paktën deri tani tregon një interes të ulët nga qytetarët, ndoshta një sinjal i fortë ky se ndihen të zhgënjyer nga politika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *