15 Maj, 2025
Tirana, Albania
Kryesore

BERZH i jep 25 milionë euro kredi kompanisë kosovare për të blerë SPAR-in nga Samir Mane

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Fondi i Zgjerimit të Ndërmarrjeve II miratuan një kredi prej 25 milionë eurosh për kompaninë kosovare Viva Fresh Kosovo. Paratë do të përdoren për të blerë rrjetin e marketeve SPAR Albania nga grupi shqiptar Balfin, që zotërohet nga Samir Mane.

Kredia e dhënë nën Kornizën e Investimeve të Ballkanit Perëndimor të Bashkimit Evropian do të mbulojë një pjesë të kostos së blerjes së Spar Albania. Kapitali ka mësuar se çmimi total i shitjes së rrjetit të dytë më të madh të supermarketeve në Shqipëri është 44 milionë euro, cka e bën atë një nga transkasionet më të mëdha në tregun shqiptar.

Kjo është kredia më e madhe e BERZH-it për një kompani vendore në Kosovë deri më tani. Pas blerjes së Spar Albania, Viva Fresh Kosova planifikon të zgjerohet, duke hapur dyqane të reja, si dhe duke rinovuar disa nga dyqanet ekzistuese.

Marrëveshja e huasë u nënshkrua gjatë Takimit Vjetor të BERZH-it dhe Forumit të Biznesit 2025 nga Zsuzsanna Hargitai, Drejtoreshë Menaxhuese e Grupit të Financës dhe Zhvillimit të NVM-ve të BERZH-it, Matteo Colangeli, Shefi Rajonal i BERZH-it për Ballkanin Perëndimor dhe Xhevdet Rexhepi, pronar i Viva Fresh.

“Ne jemi të entuziazmuar që vazhdojmë të mbështesim rritjen dhe zgjerimin e Viva Fresh dhe financimi që po biem dakord sot lehtëson hyrjen e Viva Fresh Kosovo në tregun shqiptar të shitjes me pakicë. Si lider në tregun kosovar për sa i përket shitjeve moderne me pakicë, ne jemi të bindur se ata do të sjellin një vlerë të shtuar të konsiderueshme në tregun shqiptar me pakicë për rritjen e peizazhit të madh dhe modernizimit të mëtejshëm të Shqipërisë. dhe standardet e përmirësuara të qëndrueshmërisë dhe mjedisit,” tha Zsuzsanna Hargitai,

Ndërsa pronari i Viva Fresh deklaroi se është mirënjohës për këtë bashkëpunim me BERZH dhe Fondin e Zgjerimit.

“Ne besojmë se tregu shqiptar ofron mundësi shumë të mira për rritjen e shitjeve me pakicë dhe synojmë të zgjerojmë rrjetin e SPAR,” u shpreh Rexhepi.

Viva Fresh Kosova është një klient shumëvjeçar i BERZH-it, që ka implementuar projekte që nga viti 2015. Si rezultat i këtyre projekteve, Viva Fresh ka qenë në ballë të zgjerimit të shitjes me pakicë të organizuar moderne në Kosovë, ku është lider në treg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *