6 Maj, 2025
Tirana, Albania
Kryesore

KKT miraton lejen e zhvillimit të resortit të Kushner në Sazan

Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka miratuar lejen e zhvillimit për projektin turistik që dhëndrri i Donald Trump, Jared Kushner, po planifikon të zhvillojë në ishullin e Sazanit, tha kryeministri Edi Rama.

“Projekti ka marrë një miratim në parim nga Këshilli Kombëtar i Territorit si fillim. Do të kthehet për një miratim të dytë, siç e kërkon ligji dhe do të ecë përpara”, tha Rama në një intervistë me A2 CNN.

Kushner tani duhet t’i dorëzojë agjencisë dokumentacionin teknik, planet e detajuara, studimet mjedisore, të dhënat e pronësisë dhe vlerësimet e ndikimit territorial në mënyrë që të marrë miratimin përfundimtar të lejes së ndërtimit.

Në janar, agjencia e zhvillimit të investimeve, AIDA, i dha statusin e investitorit strategjik shoqërisë amerikane Atlantic Incubation Partners, të mbështetur nga Kushner, për projektin me një vlerë investimi të vlerësuar prej 1.4 miliardë euro.

Resorti do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 45 hektarësh, tregojnë dokumentet e publikuara nga AIDA.

Ishulli i Sazanit ka qenë një zonë ushtarake, por që pak kohë më parë u nxorr nga Plani i Përhapjes së ushtrisë me dekret nga presidenti Bajram Begaj.

Në Evropën Juglindore, Kushner po planifikon gjithashtu të riparojë një ish-ndërtesë të ministrisë së mbrojtjes jugosllave në Beograd të dëmtuar gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s në 1999 duke e kthyer atë në një hotel luksoz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *