14 Maj, 2025
Tirana, Albania
Kryesore

Pasi betonizoi gjithë Tiranën, Kryeministri kujtohet për hapësirat e fëmijëve

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria nuk do të japë më leje për pallate dhe resorte nëse ndërtuesit nuk parashikojnë hapësira për fëmijët.

“Ata që ndërtojnë pallate, resorte, nuk do të ketë leje nëse nuk parashikohet aty një hapësirë për fëmijët. Do të rishikojmë taksën e strehimit social, për të futur komponentin e fëmijëve. Nga çdo ndërtim në Tiranë dhe në Shqipëri duhet të dalë një shumë që do të shkojë për fëmijët, për një shkollë, për një çerdhe”, tha Rama.

Deklaratat e kreut të qeverisë vijnë pas vrullit të madh të ndërtimit në kryeqytet dhe zonat bregdetare të vendit. Vecanërisht Tirana është ngarkuar me beton masiv dhe gjatë qeverisjes së zotit Rama janë dhënë mbi 8 milionë metra katrorë leje ndërtimi për kryeqytetin.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *