22 Qershor, 2025
Tirana, Albania
Lajme nga vendi

Qeveria ndalon shitjen e bagëtive

Qeveria ka lëshuar një thirrje urgjente për të gjithë fermerët dhe tregtarët blegtoralë në vend të respektojnë masat e vendosura për të përmbajtur murtajën e bagëtive. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministria e Bujqësisë u ka kërkuar blegtorëve që të mos shesin dhe të mos blejnë kafshët e llojit dhen dhe dhi. Madje paralajmëron se të gjithë ata që do të shkelin rregullat e Ministrisë, do të ndiqen penalisht.

Thirrja publike e Ministrisë:

Nisur nga disa raste të shkeljes së detyrimeve ligjore lidhur me lëvizjen, shitjen dhe blerjen e kafshëve, të cilat janë referuar menjëherë në organet e ndjekjes penale, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural iu bën thirrje fermerëve se:

NDALOHET

Rreptësisht lëvizja e kafshëve nga ferma në fermë;

Shitja e kafshëve të llojit dhen dhe dhi, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë;

Blerja e kafshëve të llojit dhen dhe dhi, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Lejohet vetëm lëvizja e kafshëve të llojit dhen dhe dhi për në thertore, të pajisura me certifikatë shëndetësore veterinare nga Veterineri Zyrtar i Shërbimit.

Bashkëpunimi i të gjithë aktorëve do të kufizojë përhapjen e infeksionit.

Fermerë: mos rrezikoni tufën tuaj.

Tregtarë: Mos rrezikoni ekonominë blegtorale te vendit.

Mbrojmë tufat tona – Mbrojmë të ardhmen blegtorale të Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *