22 Qershor, 2025
Tirana, Albania
Kryesore

Rojet e Ahmet Çalikut rrahin për vdekje punëtorin që kërkonte rrogën

Turqia është përfshirë nga një skandal i rëndë, teksa rojet e Ahmet Çalik rrahën për vdekje një punonjës të kompanisë, i cili kishte shkuar para zyrave të Çalik Holding për të kërkuar pagesat që kompania i detyrohej.

Erol Egrek, 49 vjeç, u rrah nga truprojat e Çalik Holding dhe më pas humbi jetën në spital. Incidenti ndodhi muajin e kaluar në zyrat qëndrore të grupit çalik në Stamboll. Erol Egrek kishte punuar për disa vite në një nga minierat e grupit Çalik dhe kishte pa marrë një pjesë të pagesave. Punëtori i ndjerë kishte fituar edhe gjyqin, por pavarësisht kësaj kompania ka refuzuar të shlyejë pagesat.

Kjo e ka detyruar Egrek që të protestojë para zyrave të grupit, ku fillimisht ka hedhur një vazo lulesh në drejtim të zyrave dhe më pas i ka drejtuar pistoletën vetes së tij duke kërcënuar me vetvrasje. Por gjatë kësaj kohë truprojat kanë ndërhyrë duke e rrahur punonjësit, i cili më pas është çuar në spital ku ka humbur jetën.

Fillimisht grupi Çalik reagoi duke mohuar akuzat për rrahje deri në vdekje, por më pas ka qenë vajza e punëtorit të ndjerë e cila ka publikuar pamjet që tregonin disa truproja duke rrahur babain e saj. “U bëj thirrje të gjithë atyre që kanë ndërgjegje. Mos lejoni që të harrohet” shkroi vajza e Egrek në rrjetet sociale duke i shoqëruar këto fjalë më pamjet e rrahjes brutale.

Skandali është shoqëruar me protesta të forta nga kolegët e Egrek, të cilët kanë protesuar masivisht para zyrave të çalik. Në një nga këto protesta, ata kanë fajësuar drejtëpërdrejtë pronarin e grupit, Ahmet Çalik si përgjegjësin kryesor.

Ahmet Çalik,pronar i Çalik Group dhe BKT

“Ej Ahmet Çalik, edhe sa të tjera nga ne duhet të vdesin që të na japësh të drejtat tona, kanë bërtitur në kor punonjësit, para zyrave të Çalik Holding.

Grupi Çalik zotërohet nga biznesmeni turk Ahmet Çalik. Ai është prezent në Shqipëri duke zotëruar bankën më të madhe në vend, Banka Kombëtare Tregtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *