21 Qershor, 2025
Tirana, Albania
Kryesore

Skizma SHBA-Europë/ Danimarka nxjerr jashtë loje Microsoft Office

Danimarka po përgatitet t’i thotë lamtumirë programeve të Microsoft-it, një zgjedhje që ndërthur konsideratat teknologjike dhe gjeopolitike, në një kontekst të kundërshtimit në rritje midis Evropës (dhe vendit nordik në veçanti) dhe Shteteve të Bashkuara të Donald Trump.

Në një intervistë për gazetën Politiken, Ministrja për Çështjet Dixhitale, Caroline Olsen, njoftoi se ministria do të zëvendësojë gradualisht paketat Microsoft Office 365 me softuerin evropian me burim të hapur LibreOffice, të zhvilluar nga Fondacioni Dokument i Berlinit, deri në fund të vitit.

Zgjedhje të ngjashme ishin bërë tashmë nga dy nga administratat më të mëdha komunale daneze, ato të Kopenhagës dhe Aarhus, të cilat eliminuan shërbimet cloud të Microsoft, në një përpjekje për të distancuar gjithnjë e më shumë veten nga kompanitë e teknologjisë së madhe amerikane.

Marrëdhëniet e Danimarkës me SHBA-në, një eksportues i madh i shërbimeve dixhitale, janë tensionuar nga ambicia e deklaruar e Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës, por dhe raportet e fundit se SHBA dëshiron të shtojë mbikqyrjen ndaj Grenlandës dhe Danimarkës.

Kjo ka çuar në debate në Danimarkë rreth mbrojtjes së të dhënave dhe mbështetjes në SHBA për infrastrukturën e saj dixhitale.

“Danimarka, në vendin më të dixhitalizuar në botë, është plotësisht e varur nga kompanitë amerikane të teknologjisë dhe kjo nuk është qartë një situatë e qëndrueshme”, tha për televizionin Ritzau, kreu i Departamentit të Dixhitalizimit në Shkollën e Biznesit të Kopenhagës, Jan Damsgaard.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *