Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka njoftuar pasagjerët, që në datat 15 dhe 16 maj të paraqiten tre orë para fluturimit. Gjatë këtyre datave në Tiranë do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen e liderëve nga e gjithë Europa.
Për shkak te masave te sigurisë dhe bllokimeve te rrugëve, priten vonesa dhe trafik i rënduar,
Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” këshillon pasagjerët që udhëtojnë në këto data që të planifikojnë paraprakisht dhe të paraqiten në aeroport te paktën 3 orë para fluturimit.