14 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore

Alban Efthimi dhe Dudajt i zënë frymën Liqenit, ngulin dy përbindësha të mëdhenj betoni tek Barleti

Në tetor të vitit të kaluar, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen e zhvillimit për një kullë 40 katëshe në rrugën Kristo Luarasi. bëhet fjalë për vendin ku dikur gjendej Universiteti Barleti. Kompania ndërtuese e kullës është Green Living, e cila zotërohet respektivisht me 50 për qind nga Natasha Xai dhe Alban Efthimi.

Green Living e Efthimit dhe Vistas Lake e Dudajve

I denoncuar vazhdimisht nga opozita si mik i afërt i kryeministrit Edi Rama, Alban Efthimi e nisi fillimisht karrierën e biznesit me studion e tij të famshme Attelier 4. Kjo studio projektimi ka qenë një nga përfitueset më të mëdha të fondeve publike në fushën e projektimit, aq sa gjurmët e saj gjenden në çdo projekt madhor arkitekturor në Tiranë.

Por vitet e fundit, zoti Efthimi e ka diversifikuar biznesin e tij duke u shndërruar praktikisht në ndërtuesit më të madh të Tiranë.

Aktualisht kompanitë e tij kanë ndërtuar ose kanë në proces ndërtimi disa kulla dhe pallate në zonat më të preferuara të kryeqytetit, nga Blloku tek diga e Liqenit.

Kjo në foto është kulla më e fundit. Ajo do të ngrihet në fillim të digës së liqenit Artificial duke u ngjitur lart, shumë lart.

Edhe pse leja e zhvillimit përmbante vetëm një kullë 40 katëshe në renderin e publikuar fillimisht nga gazetari Bledi Mane, duken dy ndërtesa, sipas tij me 40 dhe 60 kate.
Ato do të kenë edhe një urë, e cila i lidh direkt me shëtitoren e Liqenit, siç duket në foto. 

Nuk dihet nëse kompania e ka ndryshuar projektin. Por ajo që dihet e sigurtë është kjo. Sot, Alban Efthimi është ndërtuesi më i madh në Tiranë përmes një rrjeti kompanish, të cilat i kontrollon direkt ose indirekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *