15 Prill, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Andi Bushati: “Bashkia e Tiranës, makineri vjedhje, të gjithë e dinë!”

Andi Bushati ka folur për arrestimin e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës me urdhër të SPAK dhe kthimin e bashkisë në një vatër korrupsioni. 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bushati tha se publiku është i qartë se buxheti i bashkisë abuzohet, por thjesht rastet e fundit tregojnë mekanizmat se si “vidhen paratë”. 

“Publiku ka qenë i qartë që Bashkia e Tiranës është makinë vjedhje. Boll të shohësh peizazhin e shtërmbushur mediatik që i bëjnë furçë Veliajt, nga mëngjesi në darkë, për të kuptuar që kjo bëhet me shumë para. Për fushatë nuk ngeli çingije, aktorë cirku, këngëtarë të tthoshin se sa me fat jeni që na drejton Veliaj. Këto janë lekët tona. Ishin dhe çingijet që në 2013 dilnin për Saliun.

Që është makinë e madhe vjedhje nuk ka nevojë… Tani po kuptojmë thjesht mekanizmin se si na vjedhin. Faktin e dinim që përpara”, tha Bushati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *