15 Shtator, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

ARRSH këmbëngul/ Autostrada Tiranë Durrës fillon vitin vjetër

Kreu i Autoritetit Rrugorë Shqiptar, Evis Berberi, ka zbardhur disa detaje lidhur me projektin për zgjerimin e autostradës Tiranës- Durrës, gjatë vitit të ardhshëm. I ftuar në emisioni E-ZONE në Vizion Plus, Berberi pranon se ndërhyrja është e vonuar në këtë segment, për shkak të pamjaftueshmërisë së fondeve. Por me zhvillimet dhe investimet e fundit, zgjerimi i saj është më shumë se i nevojshëm.

“Për vitin që vjen ne kemi parashikuar një buxhet prej 2 miliard lekësh, për të nisur ndërhyrje nga kthesa e Kamzës deri tek mbikalimi i Rinasit. Bëhet fjalë për 5.7 kilometrat e para. Projekti ynë është që të zgjerohet me katër korsi. Një do të jetë e dedikuar për qarkullimin e mjeteve dhe një korsi emergjence”, u shpreh kreu i ARRSH-së në emisionin E-ZONE.

Nevoja për të ndërhyrë në këtë segment, vjen pasi në pikun e sezonit turistik në këtë rrugën qarkullojnë deri në 90 mijë mjete në ditë, nga 30 mijë që është bërë parashikimi.

“Rruga Tiranë-Durrës mban dhe fluksin e veriut. Por me ndërtimin e korridorit Adriatiko -Jonian, rreth 40 mijë mjete do të kalojnë nga Thumana- Kashar-Lekaj-Rrogozhinë. Por fluksi i qarkullimit pritet të jetë sërish i madh, pasi Gjiri i Lalzit është kthyer në një destinacion të rëndësishëm turistikë. Në Durrës do të ndërtohet marina dhe porti i ri në Porto Romano, ndaj zgjerimi është i domosdoshëm”, sqaroi Berberi në E-ZONE.

Përplasja për rrugën
Zgjerimi i rrugës Tiranë Durrës ka shkaktuar një përplasje të fortë brenda qeverisë mes ministrisë së Infrastrukturës dhe asaj të Financave. Thuajse çdo ditë ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberi po deklarojnë publikisht në media dhe komisionet parlamentare, ku diskutohet buxheti, se zgjerimi i rrugës do të nisë vitin e ardhshëm.

Por në projektbuxhetin e vitit 2024, që ministria e Financave ka dorëzuar në Parlament, për këtë investim nuk është akorduar asnjë qindarkë.

Deklaratat publike të Ballukut dhe Berberit dhe vënia e theksit tek projekti i zgjerimit të rrugës Tiranë Durrës duken pjesë e një fushate të koordinuar për të presuar ministrinë e Financave, por edhe Parlamentin që të ndryshojnë projektbuxhetin për të akorduar fonde për këtë investim. Por deri më tani duket se nuk ka asnjë shenjë që projektbuxheti të ndryshojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *