KESH nënshkruan kontratën 13.86 mln euro për ndërtimin e impiantit të Vaut të Dejës
Impianti diellor lundrues në Vaun e Dejës do të duhet të nisë prodhimin e energjisë elektrike vitin që vjen, duke diversifikuar burimet gjeneruese të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare. Kjo, referuar afateve të kontratës të lidhur mes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe “SENA Solar Energy of Albania”, që zotërohet nga KESH dhe sipërmarrja e përbashkët […]