Klodian Tomorri
Denimi me burg i Ervin Salianjit eshte sinjali i dyte i alarmit qe konfirmon se drejtesia po shnderrohet ne nje mashe qorre ne duart e qeverise. Rasti i pare ishte Beleri.
Ndoshta shume shqiptare nuk deshen ta shihnin farsen qe iu be Belerit per shkak te gjynaheve te shkuara qe ai ka ndaj Shqiperise.
Ndoshta shume shqiptare nuk duan njesoj te shohin farsen qe iu be Salianjit per shkak te bindjeve te tyre politike apo preferencave personale.
Por edhe kriminelet me te medhenj, ne burg dergohen me prova dhe proces te ligjshem ligjor. Nuk iu merret liria sepse qeveria do te rrembeje Himaren apo kryeministri dhe ish ministri i brendshem duan te nxjerrin inatet e tyre personale.l ndaj kundershtareve politike.
Si Beleri dhe Salianji jane derguar ne burg mbi bazen e deshmive nga deshmitare te paguar. Ai qe zinte peshk ne Himare, mori miliona drejteperdrejte nga policia e shtetit dhe u perdor si deshmitar per te denuar Belerin. Per me teper, prokuroria e Vlores falsifikoi certifikaten e gjendjes gjyqesore per ta futur ne burg.
Ne rastin e Salianjit, Alizoti u kap ne pergjim duke i thene shefit te komisariatit te Fierit me sill leket se kam mbetur pa leke. Madje e trajtonte ate si zar.
Askush nuk e hetoi sa leke i pagoi shefi i policise Alizotit dhe nga dolen ato leke. Ishin para te ligjshme qe u paguan nga buxheti i policise apo ishin para te pista. Gjithsesi, ne te dy rastet pagatori i deshmitareve eshte qeveria, qe i donte ne burg edhe Belerin dhe Salianjin.
Nese gjykatat e ketij vendi burgosin njerez me deshmitare te paguar, Shqiperise i kanoset nje gjeme e madhe. Ky eshte fashizmi.
Gjykatat jane vija e fundit qe mbron qytetarin nga pushteti abuziv i qeverise. Kur ato behen vegel qorre e pushtetit, nuk ka me as demokraci, as liri dhe as siguri per askend.
Qeveria ka fuqi te paguaje me mijera deshmitare kunder kujtdo. Madje te te nxjerre kunder farefisin, por edhe familjen po iu desh. A nuk bente kete Enver Hoxha?
Ervin Salianjin e burgosen pa prove qe ka paguar Babalen dhe Alizotin. Pa prove qe i njihte apo ka patur kontakte me ta. Pa prove qe ka qene aty kur eshte bere regjistrimi. Prova e vetme kunder tij ishte ajo se qeveria e donte ne burg. Dhe koha po tregon se nese qeveria te do ne burg, nuk ke shpetim.
Bota kete problem e ka zgjidhur 8 shekuj me pare. Magna Carta nuk beri asgje tjeter, vetem se i hoqi mbretit pushtetin qe te burgoste njerez pa ligj dhe t’u rrembente pronat po pa ligj.
Ndaj, ata qe heshtin sot perpara farsave, bejne mire te luten qe neser qeverise nuk do t’i shkrepe t’u sajoje ndonje kamikaz me pagese, te cilin me pas e degdisin neper bote. Vetem kaq mjafton, te te marrin pronen dhe lirine.
Pra ne meshire te fatit, ose ne doren e kllouneve pa dinjitet te veshur me mantelin e zi te Drejtesise se Re.