6 Dhjetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Inaugurohet bursa e përbashkët Shqipëri-Kosovë/ Kurti: Hapim ekonominë, ndihmojmë bizneset

Operatori i Sistemit Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) ka organizuar ceremoni zyrtare me rastin e funksionalizimit të Tregut një Ditë Para për Zonën Ofertuese të Kosovës dhe Bashkimi i Tregjeve të Energjisë Elektrike Kosovë-Shqipëri.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti i cili ishte i pranishëm në këtë ceremoni tha se ky funksionalizim shënon një bashkëpunim që luan rol në zhvillimin ekonomik dhe atë të transparencës në sektorin e energjisë.

“Ky funksionalizim po shënon një një bashkëpunim i cili luan rol më zhvillimin ekonomik dhe atë të transparencës në sektorin e energjisë dhe në transformimin në sektorin energjetikë në harmoni me strategjinë tonë kombëtare të energjisë. Ne vitet e fundit kriza energjetike e ka bërë një gjë të qarte sektori i energjisë si në Evropë ashtu edhe në krejt botën ka ndryshuar krejtësisht”.

Ai përmendi bashkëpunimet që kanë gjatë sezonave të ndryshme Kosova e Shqipëria duke thënë ato tashmë mund të bëhen edhe përmes kësaj burse të përbashkët.
Kurti tha se qëllimet e Republikës së Kosovës në sektor të energjisë janë të fokusuar në garantim të sigurisë së furnizimit si dhe përballushmëria financiare për qytetarët e bizneset.

“Bashkimi i tregjeve i energjisë elektrike Kosovë Shqipëri është gjithashtu një katalizator për përfshirjen e sektorit privat. Nëpërmjet bashkëpunimit Kosovë Shqipëri ne synojmë të hapim ekonominë të bëhet me efektive dhe kosto efektive të optimizojmë integrimin teknologjikë te jemi gjithandej me efikas dhe të krijojmë një mjedis për tërheqjen e investime si të huaja ashtu edhe brenda vendit. Alpex shërben si një mjet etik për zhvillim, duke vendosur sinjale të besueshme të çmimeve dhe dhe nxitur investime me kapacitete të reja te energjisë së përbashkët.”

Kurti tha se kjo e pozicionon Kosovën si një aktor në tregun me të gjerë evropian të energjisë elektrike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *