15 Qershor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Jo më ëndërr vere, qeveria pranon mes rreshtave dështimin e kërkimeve për naftë në Shpirag

Në një reagim ndaj kritikave të opozitës në lidhje me zbulimin e naftës në Shpirag, Ministria e Energjetikës thotë se nafta është gjetur jo vetëm në Shpirag por edhe në burime të tjera. Mes rreshtave, ajo pranoi se në fakt është “në kërkim të partnerëve” për ta nxjerrë naftën, gjë që sugjeron se Shell me të vërtetë nuk është më partner. Vetë Shell nuk ka komente mbi debatin.

Gjergj Erebara, Reporter.al 

 duket se pranoi mes rreshtave të një deklarate të publikuar në mediat proqeveritare se kërkimi për naftë në Shpirag ka dështuar dhe se ajo është aktualisht në kërkim të partnerëve, supozohet, të ndryshëm nga , që të jenë në gjendje të nxjerrin nga nëntoka naftën që Shell nuk po e nxjerr.

Tymnaja mbi fatin e vendburimit të Shpiragut kësaj here u rishfaq pasi deklarata e Shell për investitorët e vet mbi ecurinë e biznesit përgjatë tremujorit të parë të këtij viti, paralajmëroi për humbje potenciale në masën 0.6 miliardë dollarë – si pasojë e fshirjeve të humbjeve nga fusha e eksplorimit, dhe bëri të ditur gjithashtu që këto fshirje i përkasin kryesisht aktivitetit në ëri. [link] Fshirja e humbjeve është një proces që kryhet pasi një kompani nafte ka vendosur se investimet e saj për kërkim kanë dështuar dhe se këto humbje nuk mund të rekuperohen nga nxjerrja e naftës. Lajmi i publikuar fillimisht nga Kapitali.al u shoqërua me një deklaratë të Enno Bozdos nga opozita, i cili akuzoi qeverinë për deklarata të pavërteta të dhëna përgjatë dy viteve të fundit mbi zbulimin e pritshëm që do të ndryshonte ekonominë e Shqipërisë.

Kompania Shell Albania bëri të ditur të hënën se nuk ka komente në lidhje me debatin e zhvilluar gjatë ditëve të fundit nëse në zonën e Shpiragut në Berat, ku kjo kompani ka investuar mbi 500 milionë euro në puse kërkimore për naftë, ka apo jo naftë. Pyetur nga , një zëdhënëse tha: “Për momentin ne nuk kemi deklarate ose përgjigje”.

Ndërkohë, Ministria e Energjetikës iu përgjigj kritikave të opozitës në një deklaratë në të cilën, mes rreshtave duket se pranon se në fakt kërkimet kanë dështuar. Sipas deklaratës, qeveria po punon aktualisht “për kërkimin e partnerëve të duhur për të finalizuar procesin e shfrytëzimit të naftës së zbuluar që kërkon një  të veçantë”. Kërkimi për “partnerë të duhur” duket se pranon edhe aludimin se Shell nuk është e interesuar për të komercializuar zbulimin.

“Koha e finalizimi i procesit të nxjerrjes së kësaj sasie nafte për treg, kushtëzohet nga gjeologjia shumë specifike e nëntokës së Shpiragut dhe adoptimi i një teknologjie të veçantë për shfrytëzimin e rezervës,” thuhet në deklaratën e ministrisë.

Kryeministri  dhe ministrja e infrastrukturës  krijuan një eufori të madhe në publikun e gjerë fillimisht në verën e vitit 2022 dhe më pas, në verën e vitit 2023. Sipas deklaratës së Ramës, zbulimi do të kishte ndikim jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të gjithë Evropën. Deklarata e tij erdhi disa muaj pas nisjes së luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe në një kohë kur çmimi i naftës në të gjithë botën shënonte kulmin dhe pasiguria energjetike ishte e lartë për shkak të trazirave gjeopolitike. Ndërsa një vit më pas, Balluku shkoi më tutje duke deklaruar se vendi i kishte planet gati që me të ardhurat e pritshme nga nafta, të rriste pensionet si dhe të krijonte një fond sovran për të investuar tepricat. Balluku foli jo në mënyrë të qartë shuma shumë më të mëdha se sa 500 milionë euro në vit që, sipas saj, do të duhej të shkonin nga Shpiragu drejtpërsëdrejti në buxhetin e shtetit.

“…nga momenti që kemi nisur punën për ngritjen e një fondi sovran do të thotë që nuk janë të ardhura 500 mln euro në vit të cilat shkojnë direkt në buxhetin e shtetit për të mbuluar nevojat por flitet për të ardhurat shumë më të larta që nuk mund të menaxhohen nga  por nga fondi sovran siç ka ndodhur me naftën në , Arabi Saudite, Azerbajxhan,” deklaroi Balluku në atë rast.

Në deklaratën e së hënës, gjithsesi Balluku nuk flet më për miliarda por për faktin që aktualisht është “shkencërisht i provuar dhe i dokumentuar, zbulimi i një depozite të konsiderueshme prej 225 milionë barrelash rezervë nafte, si edhe një rezervë domethënëse gazi në nëntokën e Shpiragut.”

Shqipëria zbuloi naftë për herë të parë në vitet 1920 ndërsa burimi i fundit i shfrytëzueshëm, ai i Visokës, u zbulua në vitin 1963. Që nga ajo kohë, burimet e gjetura janë shfrytëzuar deri pranë shterimit ndërsa aktualisht prodhohet naftë kryesisht në vendburimin e Patos-Marinzës si dhe në sasi më të vogla në vendburimet pothuajse të thara në Kuçovë e gjetkë.

Siç ndodh rëndom në këtë fushë, ka një dallim thelbësor mes naftës së vlerësuar se me gjasa gjendet nën tokë dhe naftës që ekspertët e industrisë e konsiderojnë si “të nxjerrshme”. Kështu, nafta që vlerësohet se mund të gjendet në nëntokën shqiptare aktualisht vlerësohet në mbi 2 miliardë fuçi. Nga këto, as 10 për qind nuk vlerësohen si të nxjerrshme.

Përgjatë tre dekadave të fundit, kompani të ndryshme ndërkombëtare kanë investuar qindramilionë dollarë në Shqipëri në kërkim të vendburimeve të ndryshme të naftës. Në shumë raste në nëntokë është gjetur naftë. Problemi në të gjitha rastet kur është gjetur është se ajo nuk mund të nxirret me teknologjinë e njohur sot për sot në nxjerrjen e naftës në botë.

Vendburimi mes malit të Shpiragut në Shqipërinë qendrore jugore është një nga fushat ku është kërkuar naftë në mënyrë më intensive. Fillimisht ishte kompania Oçidental Petroleum e cila shpoi pusin e parë në fillim të viteve 2000 dhe pasi gjeti naftë, hoqi dorë si pa leverdi. Pastaj, duke filluar nga viti 2009, disa puse të tjera u shpuan me shpresë për të vlerësuar gjendjen e rezervuarit.

Fakti që Shell vendosi të fshijë nga bilanci si humbje të parekuperueshme investimin në kërkim në këtë zonë sugjeron se edhe në këtë rast, nafta nuk doli. Nëse Shell do të kishte vendosur fillimin e fazës së shfrytëzimit të vendburimit, atëhere investimi i kryer do të konsiderohej i rekuperueshëm.

“Qeveria Shqiptare dhe  vijojnë pa asnjë mëdyshje punën, në ndërveprim me kompanitë partnere për të bërë të finalizuar procesin e shfrytëzimit të naftës së zbuluar në zonën e Shpiragut, në pritje të lajmeve të tjera të mira në zona të tjera naftëmbajtëse në vend, ku ka të dhëna shumë inkurajuese,” thotë qeveria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *