25 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Malaj: Ujësjellësi i Himarës dëmton deri në mbijetesë dhe braktisje fshatrat e Luginës së Vlorës

Ish ministri socialist i Financave, Arben Malaj deklaron se reduktimi i burimeve ujore do të dëmtojë rëndë deri në mbijetesë dhe braktisje fshatrat e zonës së Shushicës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, zoti Malaj shprehet se Himara meriton të përmirësojë furnizimin me ujë, por jo në kurriz të banorëve të luginës së Vlorës. Ndaj ai i kërkon qeverisë që të kërkojë zgjidhjen më të mirë për të mos nxitur braktisjen e mëtejshme të kësaj zone, e cila është goditur rëndë nga ky fenomen.

Postimi i plotë i Malaj
Ky eshte shqetesim i drejte, real dhe alarmues per banoret e Llakatundit, Risilise, Cepratit, Bunavise, Mekatit te Pare, Mekatit te Dyte, Lubonjes, Armenit dhe Selenices si edhe per shume fshatra te tjera pergjate rrjedhjes se Lumit Vjosa.

Keto fusha me rendimente maksimale kane qene furnizuesi kryesore te qytetit te Vlores. Pas vitit 1991 keto toka jane burimi i vetem i jeteses se banoreve te fshatrave.

Keto zona kane nivele te larta braktisje edhe per shkak te veshtiresive ne aktivitetin bujqesore dhe blegtorale. Reduktimi i burimeve te ujit per banoret, bujqesine dhe blegtorine, do te demtoj rende banoret deri ne nivele mbijetese dhe rritje te braktisjes se ketyre fshatrave.

Himara meriton te permiresoj furnizimin me uje, por jo duke u thare apo reduktuar ndjeshem burimet e ujit per te gjithe fshatrave ne luginen e Vjoses. Rreth Himares ka disa burime uji qe mund te perdoren per ujesjellsin e Himares.

Nqs qeveria dhe donatori kane perzgjedhur opsionin me te shkurter dhe jo opsionin me më pak kosto direkte dhe indirekte, kemi te bejme me shkeljen e rende te parimeve dhe kritereve te perzgjedhjes se investimeve publike.

Ministria e Bujqesise dhe Ushqimit duhet te mbroj interesat e fermereve, qe te zhvillojne biznesin e tyre ne bujqesi e blegtori me sa me pak veshtiresi te reja.
Te dhenat statistikore te volumit te ujrave te lumenjve ekzistojne, sipas muajve, kjo lehteson vleresimin e riskut te thatesirave qe jane bere me te shpeshta, me te renda dhe me vrastare.

Deputet e zonave te prekura nga zvogelimi i burimeve ujore nga ky projekt duhet te behen me aktiv, te bashkohen pavaresisht linjave partiake per te qartesuar risqet potenciale dhe zgjidhjet e mundeshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *