25 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Meçollari thirrje Ramës: Veç Ahmetajt, fol edhe për pronat e ushtrisë që të mos dalësh prapë

Ish komandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, qe veç imunitetit te ish/zvkryeministrit Arben Ahmetaj, të flasë edhe për një tjetër aferë të madhe korruptive, atë të pronave të ushtrisë, në mënyrë që të mos detyrohet të dalë sërish pas disa muajsh.

Postimi i plotë i Meçollarit

Sot, në 18:30, KM Rama do dalë të flasë për inceneratorët dhe heqjen e IMUNITETIT të zëvendëskryeministrit të tij Arben Ahmetaj. Meqë do dalë sot, që mos të dalë prapë ca muaj më vonë, le të përgjigjet edhe për hetimet e SPAK mbi pronat e Forcës Detare. Ka një president, një ministër dhe një deputet nën hetim. Një bazë detare gjendet nën sekuestro preventive. Personazhet pa imunitet nën hetim nuk i listoj dot. Kjo do ti japi mundësinë të mos përmendi me kumbullat dhe dardhat.

E kam njoftuar KM Rama më 21 dhjetor 2020 (21 faqe) dhe nuk ka kthyer ende përgjigje. Katër muaj më pas, meqë Z. Rama nuk bëri ndonjë hetim administrativ, kam bërë dy kallëzime penale ne SPAK, në 26 mars dhe 1 prill 2021 dhe një shtesë kallëzimi në 21 korrik 2022. SPAK ka regjustruar kallëzimet penale në korrik 2021 me nr. Regjistri 108/2021 dhe 109/2021.

Sot në SPAK janë nën hetim gjashtë cështje të Forcave Detare. Disa hetime janë përfshirë kryesisht nga SPAK, të gjitha në dosjet hetimore 108/2021 dhe 109/2021.

Hetim nga SPAK vetëm për pronat e Forcës Detare janë:
👉1) Procedura e lidhjes së kontratës më 15 korrik 2020 për dhënien me qera 1 Euro për 20 vjet të Bazës Detare Sarandë kompanisë “Marina Bay Sarsnda”, si bashkim i operatorëve ekonomik Kastrati Group dhe Concord Investment:

👉2) Procedura e lidhjes së kontratës konçesionale më 23 qershor 2020 për portin turistik të Limionit për 35 vjet me kompaninë “Marina Limion” si bashkim i operatorëve Kastrati Group dhe Edil-Al-It.

👉3) Dorëzimin e bazës Detare të Sarandës në shkurt 2022 firmës Marina Bay Saranda. Për këtë SPAK në mars 2023 ka vendosur sekuestro preventive mbi bazën Detare të Sarandës me argumentin se zotërimi i lirë i pronës nga privati ka cënuar gadishmërinë operacionale të Forcës Detare dhe ia ka kthyer pronën po Forcës Detare që e ka dorëzuar vetë.

👉4) Lejimin dhe zaprimin e pronës nr. 219 “Ish-Depua e minave” Porto Romano me sipërfaqe 5,2 hektar prej tetorit 2021 nga operatori Porto MBM, pjese e Kastrati Group.

👉5) Lejimi i ndërtimit të një godine 4-katëshe midis nentorit 2020 dhe marsit 2021 në Bazën Detare të Shëngjinit.

👉6) Shkelje të ligjit, pa miratim të Presidentit, për nxjerrjen nga plani i përhapjes dhe vendosjes së Forcës Detare të 133 hektar nga 200 hektar të provave në katër baza detare: Shëngjin, Kepi i Palit, Pashaliman dhe Palermo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *