5 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Nafta për fermerët, jo me kartë, por në llogari bankare

Fermerët, të cilët do të përfitojnë naftë falas nuk do të pajisen me kartë, sikundër po ndodh. Pagesat, tha zv.Ministri i Bujqësisë Arjan Jaupllari do të bëhen përmes llogarisë bankare. Në bashkëpunim edhe me grupet e interesit, për t’u njohur me nevojat që ato kanë, janë duke u dizenjuar edhe skemat e mbështetjes, ndërkohë që nuk ka ende një datë konkrete për nisjen e aplikimeve. Ajo që mund të thuhet me siguri në këtë fazë të procesit, është që nuk do të ketë ndryshim të kritereve dhe të masës së përfitimit.

Janë rreth 65 mijë fermerë të cilët kanë përfituar naftë falas përgjatë vitit që lamë pas. Në fund të muajit dhjetor, Ministrja Anila Denaj komunikoi vendimin për të shtyrë me 6 muaj, pra deri në qershor të 2024-s afatin për disbursimin e naftës. Zv. Ministri tha se janë më pak se 5 për qind e fermerëve që nuk e kanë përfituar dhe zgjatja e afatit u bë për të mos penalizuar asnjërin prej tyre. Nga studio e emisionit “Box to Box”, Jaupllari bëri me dije se përmes paketës së re, do të ofrohet mbështetje edhe për serat, për të bërë të mundur zgjerimin e këtij aktiviteti dhe po ashtu rritjen e prodhimit.

Scan tv

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *