Ministri i Financave, Ervin Mete, në fjalën e tij në parlament, në seancën plenare të Kuvendit për Aktin Normativ të Buxhetit për 2024, deklaroi se ekonomia ka pasur një performancë shumë të mirë gjatë vitit 2023. Mete theksoi se kjo ecuri e mirë po vijon edhe në muajt e parë të vitit 2024.
“Ecuria e mirë e ekonomisë është reflektuar edhe në tregun e punës. Punësimi shënoi rritje, ndërsa shkalla e papunësisë në fund të vitit 2023 zbriti në 10.7%, një nga normat më të ulëta historike”, u shpreh ai.
Ministri i Mete sqaroi se buxheti 2024 do të vijojë mbështetjen për një rritje domethënëse të pagave, duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur për një nivel page mesatare prej 900 eurosh në muaj.
“Brenda muajit të ardhshëm pritet që të finalizohen VKM-të që do të detajojnë këto rritje të pagave, që fillojnë nga 1 korriku i vitit 2024”, u shpreh ai.