16 Korrik, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Rruga e Arbrit mbulohet nga balta

Një situatë e vështirë është krijuar në rrugët nacionale të vendit tonë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Në Rrugën e Arbrit ka pasur vështirësi në qarkullimin e automjeteve, pasi në fshatin Shkallë të Xibrit, balta ka mbuluar asfaltin.

Rënia e baltës është në mënyrë të vazhdueshme, edhe pse është e pastruar nga makineritë e kompanisë që ndërton këtë rrugë. Ujërat nëntokësore bëjnë që balta të zbresë nga shpati i malit, te duket si një “llavë vullkani”. Prania baltës në këtë segment ka kthyer rrugën në një pengesë për qarkullimin e rregullt të automjeteve që udhëtojnë në drejtim të Tiranës dhe Qarkut Dibër.

Drejtuesit e mjeteve shprehen se ky nuk është problemi i vetëm në këtë rrugë, edhe bypass-i i Murrizit është prekur, me prani të gropave dhe dëmtim të asfaltit anash rrugës. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente në këtë zonë, pasi rrezikojnë jetën teksa kalojnë në të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *