24 Korrik, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Tabela, ja sa rriten rrogat e mësuesve dhe policëve

Qeveria ka publikuar në fletoren zyrtare vendimin për rritjen e pagave të arsimtarëve dhe punonjësve të polivisë së shtetit, që miratoi javën e kaluar. Sipas tabelave të vendimit, pagat e mësuesve në të gjitha ciklet rriten mesatarisht me 3 mijë deri në 4 mijë lekë në muaj dhe rritja ka hyrë në fuqi duke filluar nga data 1 prill e këtij viti, ndërsa për punonjësit e policisë së shtetit, rritja është më e lartë dhe shkon deri në 10 mijë lekë në muaj.

Më konkretisht, për mësuesit në shkollat e arsimit të mesëm të lartë, paga bazë ishte 54.9 mijë lekë në muaj. Me vendimin e fundit të qeverisë ajo bëhet 58.8 mijë lekë në muaj, duke shënuar një rritje prej 7 për qind.

Për mësuesit në arsimin e mesëm të ulët në shkollat 9 vjeccare, paga rritet nga 51.2 mijë lekë në muaj që ishte, në 54.8 mijë lekë në muaj.

Mësuesit në arsimin fillor në shkollat 9-vjeçare do të kenë një pagë të re bazë prej 48 mijë lekësh në muaj duke filluar që nga data 1 prill ose 3 200 lekë më shumë në muaj nga sa merrnin deri tani. Vendimi i qeverisë I rrit rrogat për të gjitha kategoritë e arsimtarëve përfshirë drejtuesit e shkollave, por edhe edukatorët në kopshtet publike të vendit.

Por rrogat janë rritur më shumë për punonjësit e policisë. Sipas vendimit, për inspektorët e thjeshtë dhe inspektorët e dytë, paga rritet me 9 mijë lekë në muaj/ Kurse për inspektorët e parë ajo shtohet me 9 500 lekë në muaj duke u bërë 64 mijë lekë nga 54.5 mijë lekë që ishte. Sipas vendimit edhe për drejtuesit e policisë rritja e pagës luhatet në këto nivele, pra me një shtesë që varion nga 6 deri në 9 mijë lekë në muaj.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *