15 Qershor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Trajnime falas dhe kontrata punësimi/ Gjonaj Group hap dyert për studentët e Ekonomikut

Mungesa e burimeve njerëzore po i nxit grupet më të mëdha të biznesit në Shqipëri të rrisin bashkëpunimin me katedrat e Universiteteve, jo vetëm për të rekrutuar studentët drejtëpërdrejtë nga bankat e shkollës, por edhe për t’u ofruar atyre mundësinë e trajnimeve dhe përgatitjes falas për tregun e punës.

Gjonaj Group Holdings, një nga grupet më të njohura të biznesit në Shqipëri, me interesa në telekomunikacion, energjetikë dhe pasuritë e patundshme, nënshkroi një marrëveshje me Fakultetin e Ekonomisë, e cila u ofron studentëve të këtij fakulteti kryerjen e stazhit dhe trajnimeve falas në kompanitë e këtij grupi dhe në akademinë e posaçme të trajnimeve.

Presidenti Gjonaj Group, Marin Gjonaj ka bërë publik marrëveshjen e firmosur me Dekanin Dhori Kule.

“Bashkë me Prof. Dr. Dhori Kule, në një atmosferë plot energji pozitive mes studenteve, nënshkruam një marreveshje bashkëpunimi mes Gjonaj Group Holdings dhe Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës! Bëmë të mundur ofrimin e stazheve për studentet e Fakultetit Ekonomik në kompanitë e grupit tonë si dhe pērfshirjen e studentëve ekselent në trajnime falas të organizuara nga Akademia e Trajnimit të Gjonaj Group, iniciative kjo e filluar nga muaji Mars i këtij viti,” shkruan Gjonaj.

Mungesa e punonjësve dhe burimeve njerëzore është shndërruar në një nga sfidat më të mëdha të bizneseve shqiptare, të cilat po kërkojnë rrugë se si të tërheqin pranë tyre punonjës me kualifikimet dhe aftësitë e nevojshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *