Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se, më datë 13 dhjetor 2023, ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 59 (pesëdhjetë e nëntë) kërkesa, të cilat përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimit në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse.
“Fondi financiar që shpërndahet nga ATP për këto 59 (pesëdhjetë e nëntë) kërkesa, është në vlerën: 115 936 119,84 (njëqind e pesëmbëdhjetë milion e nëntëqind e tridhjetë e gjashtë mijë e njëqind e nëntëmbëdhjetë presje tetëdhjetë e katër) lekë” njofton Agjencia e Trajtimit të Pronës.
Agjencia njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.