22 Qershor, 2025
Tirana, Albania
Kryesore

Raiffeisen fitoi 64 milionë euro neto në Shqipëri për 9 muaj

Raiffeisen Bank International njoftoi se fitimi i saj pas taksave nga operacionet në Shqipëri u rrit në 64 milionë në fund të shtatorit duke u rritur me 26.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Të dhënat janë bërë publike në prezantimin e rezultateve financiare të grupit Raiffeisen International në Vjenë. […]

Read More
Kryesore

Wizz Air lançon dy rrugë të reja nga Tirana, nis fluturimet për në Shtutgart dhe Salerno

Kompania ajrore hungareze me kosto të ulët Wizz Air ka nisur një linjë të re që lidh kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë me Shtutgartin në Gjermani, tregoi orari i saj i fluturimeve të martën. Sipas grafikut të fluturimeve, kompania nisi fluturimet në një tjetër linjë të re, nga Tirana në Salerno të Italisë javën e kaluar. […]

Read More
Kryesore

Ironia e fatit/ Ditën që SPAK arrestoi Ilir Metën, gjykata çeli falimentimin e Plus

Ditën që SPAK dërgoi në gjykatë kërkesën për arrestimin e Ilir Metës me akuzën e korrupsionit, ndër të tjera edhe sepse përdori ndikimin për të favorizuar kompaninë Plus Communication, në një gjykatë tjetër të Tiranës zhvillohej një tjetër seancë. Ajo e falimentimit të kompanisë Plus. Kush thotë se fati nuk ka humor! “Gjykata, bazuar në […]

Read More
Kryesore

Investimi më i madh i buxhetit/ Qeveria bën gati tenderin për rrugën Kashar-Vaqarr, vlera 73 milionë euro

Ndërtimi i segmentit rrugor nga Kashari në Vaqarr do të jetë investimi më i madh publik, që hapet rishtaz. Projekti i përfshirë në buxhetin e vitit 2025 do të ketë një kosto totale prej 7.3 miliardë lekësh ose 73 milionë eurosh dhe pritet që të tenderohet brenda këtij viti. Sipas listës së investimeve, pjesë e […]

Read More
Kryesore

Buxheti 2025/ Qeveria u “shpall luftë” pensionistëve, rrit pensionet me 200 lekë në muaj

Qeveria ka paraqitur në Parlament projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, i cili edhe pse rritet në vlerë me 500 milionë euro krahasuar më këtë vit nuk jep para për rritjen e pensioneve, përvec indeksimit dhe bonusit të fundvitit. Niveli i ulët i pensioneve që marrin të moshuarit në Shqipëri është shndërruar në një nga çështjet […]

Read More
Editorial Kryesore

Rasti i Plarent Ndrecës si përgënjeshtrim për Ramën

Gjergj Erebara Më 19 tetor, kryeministri Edi Rama pati një nga shpërthimet e tij të rëndomta të protestës kundër kritikave, të cilat ai i konsideron si shumë të padrejta në lidhje me partitizimin e tejskajshëm të administratës publike. “E trajtojnë administratën publike si një vend ku nuk ka njerëz, por vetëm dele që janë mbledhur […]

Read More
Kryesore

Kompania që fitoi tenderat, për të cilët akuzohet Plarent Ndreca, kërkon paratë nga shteti

Arkitekti dhe ish-zëvendësministri i Zhvillimit Urban, Gjon Radovani, ka reaguar në lidhje me informacionet se celulari i tij ka zbuluar skemën e rikonstruksionit të disa komisariateve në vend, pas vendimit të Ministrisë së Brendshme. Ndërkohë, deputeti socialist Plarent Ndreca është zyrtarisht i pandehur dhe SPAK pretendon se ai ka shkelur ligjin gjatë kohës që ka […]

Read More
Kryesore

Raiffeisen ngec në Rusi, shuhen përfundimisht shpresat për shitjen e bankës

Deri kohët e fundit, bankat perëndimore në Rusi kishin një shpresë të vogël se do të ishin në gjendje të shisnin operacionet e tyre dhe të dilnin nga vendi me para në dorë. Kjo mundësi po zhduket shpejt. Qeveria ruse po sinjalizon se do të bllokojë çdo përpjekje nga huadhënësit, përfshirë Raiffeisen Bank International AG […]

Read More
Kryesore

Fierza drejt “tharjes”, KESH nis importet masive të energjisë

Rënia e nivelit të ujërave në liqenin e Fierzës, vazhdon pa ndërprerje. Mungesa e reshjeve dhe rënia e prurjeve të lumenjve po e çojnë drejt tharjes basenin më të madh ujëmbledhës në vend. Situata hidrike në kaskadën e Drinit nuk është shumë pozitive, duke pasur parasysh se prurjet mesatare të dy lumenjve kryesor janë shumë […]

Read More
Kryesore

Qeveria shënjestron bujqësinë, minierat dhe ndërtimin si evazorët e pagave

Qeveria ka identifikuar tre sektorë si më problematikët për mosdeklarimin e pagave. Ata janë ndërtimi, minierat dhe bujqësia. Në strategjinë e re për sigurinë në punë 2024-2030 fenomeni i nëndeklarimit të pagave dhe tregu i punës në përgjithësi planifikohen ti nënshktrohen kontrolleve të thelluara për ti dhënë fund evazionit. Në dokument thuhet se sektorët që […]

Read More