25 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

DPPP kthehet në Agjenci të Inteligjencës Financiare/ Pastrimi i parave, inspektime të paparalajmëruara biznesit

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave është kthyer në Agjenci të Inteligjiencës Financiare, ndërkohë që ndryshime të dukshme kanë pësuar mënyrat se si ajo do të kryejë kontrollet te subjektet e dyshuara.

Ka hyrë ne fuqi në janar vendimi i Këshillit të Ministra me ndryshimet në emërtimin dhe procedurat që zbaton kjo strukturë, veçanërisht kur bëhet fjalë për kontrollet e befasishme jashtë planit vjetor të inspektimeve. “Për inspektimet jashtë planit vjetor të inspektimit, programi i inspektimit mund të mos njoftohet paraprakisht kur gjykohet dhe vlerësohet që njoftimi mund të pengojë kryerjen me efektivitet të inspektimit”, thekson rregullorja e re e punës së Agjencisë.

Në rastet e inspektimit në vendin e ushtrimit të veprimtarisë së subjektit, programi i inspektimit i njoftohet subjektit në inspektim të paktën 10 ditë përpara fillimit të inspektimit.

Ndërkaq, përcaktohen detyrime të reja lidhur me kompanitë apo individët që janë subjekt inspektimi. Ky i findit duhet të jetë i gatshëm apo të autorizojë një apo disa përfaqësues për të komunikuar gjatë gjithë kohëzgjatjes së procedimit administrativ të inspektimit.

Më tej ai detyrohet të paraqesë dhe të vendosë në dispozicion çdo informacion, dokument, të dhëna, regjistër, material, të japë çdo shpjegim për faktet dhe rrethanat e konstatuara, brenda afateve të përcaktuara nga grupi i inspektimit.

Subjeti gjithashtu është i detyruar të bashkëpunojë dhe të mos pengojë kryerjen e veprimeve të inspektimit, ndërkohë që mungesa e bashkëpunimit vlerësohet bashkë me provat e në dëm të tij.

Në rastin e inspektimit në vendin e ushtrimit të veprimtarisë së subjektit, të sigurojë një ambient të përshtatshëm për punën e grupit të inspektimit. Sa për rastet e inspektimeve në distancë, subjektet janë të detyruara të dërgojnë informacionin dhe dokumentacionin e kërkuar brenda afateve ligjore dhe në formën e kërkuar sipas kërkesave të Agjencisë së Inteligjencës Financiare.

Scan tv

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *