15 Qershor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

ERE: 276 mijë konsumatorë nuk i paguajnë faturat e dritave në kohë

Enti Rregullator i Energjisë në Shqipëri raportoi se të paktën 276 mijë konsumatorë nuk i paguajnë në kohë faturat e energjisë. Në vitin 2023, numri i përgjithshëm i debitorëve arriti në mbi 564 mijë, nga të cilët 287.942 vazhdojnë të jenë ende të tillë.

Për të adresuar këtë problem, ERE dhe kompania e shpërndarjes së energjisë kanë miratuar mundësinë e pagesës së borxheve të vonuara me këste. Grupi OSHEE miratoi së fundmi programe të reja për lehtësimin e pagesave, duke marrë parasysh situatën financiare të çdo kategorie klientësh.

Klientë familjarë me ndihmë financiare, kryefamiljarë pensionistë dhe klientë me status të veçantë: Mundësia e pagesës me 12 këste 1200 lekë/muaj.

Klientë të tjerë familjarë: Mundësi pagese me 12 këste 2800 lekë/muaj.

Klientë jo familjarë, financiarë dhe jofinanciare: Numri i kësteve nga 24 në 120, në varësi të shumës së tarifës (p.sh. 24 këste për 100.000-300.000 lekë, 48 këste për 300.000-500.000 lekë).

Asambleja e Përgjithshme e Grupit OSHEE miraton kushtet e marrëveshjeve të pagesës me këste, duke ofruar një zgjidhje fleksibël për konsumatorët që përballen me vështirësi financiare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *