12 Prill, 2024
Tirana, Albania
Uncategorized

Fondacioni Vodafone Albania, në ndihmë të grave në vështirësi

8 marsi është një ditë e shënuar për çdo grua, por në veçanti për ato gra, jeta e të cilave rrezikohet çdo ditë prej dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore. E së fundi, edhe prej dhunës dhe bullizmit në internet, siç kemi dëshmuar vitin e fundit me dhjetra raste, kur ka pasur edhe nga ato që i kanë dhënë fund jetës së tyre në kushte të vështira psikologjike. Këto janë gra për të cilat jeta është një e tatëpjetë e vështirë, që po jetojnë momente të errëta në jetën e tyre dhe kanë nevojë për një rreze shpresë.

Fondacioni Vodafone Albania, në ndihmë të grave në

Ndaj Vodafone Albania dhe Vodafone Albania Foundation organizuan edhe këtë vit, njësoj si vitin e kaluar, një event hiking me misionin për të mbledhur fonde për një strehëz që përkujdeset për vajzat e gratë në kushte të vështira, siç është “Shtëpia Rozalba”, në Lezhë.

Si shteg u përzgjodh sërish Mali i Dajtit por këtë herë, ngritja e fondeve u arrit edhe falë kontributit të dhjetra qytetarëve që u bënë pjesë e hiking-ut përmes një pagese modeste. Në bashkëpunim me platformën “Smile” nga Credins Bank, Vodafone Albania Foundation ka arritur të sigurojë më shumë se 5,000 euro për “Shtëpinë Rozalba”, në Lezhë.

Fondacioni Vodafone Albania, në ndihmë të grave në

Pjesë e hiking u bënë personalitete nga politika, përfaqësues të qeverisë, si Romina Kuko, zëvendës ministre e Punëve të Brendshme dhe Kryetare e Këshillit Bashkiak, znj. Elvana Hana, Drejtore Ekzekutive e Fondacionit “Credins”, përfaqësues të organizatave si Michelle Ribotta nga UN Women Albania, por edhe personazhe të medias si Erla Mëhilli, moderatore dhe autore e “Now” në Euronews, Isli Islami, Deborah Keçi dhe Anxhi Çeliku.

Fondacioni Vodafone Albania, në ndihmë të grave në

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *